Dje, gjatë një prej orëve të mësimit tim, një student më shikoi me kuriozitet dhe më pyeti:”Profesor, por xhaketën tënde… e more te King’s?”
Unë buzëqesha.
“Jo, në fakt, e gjeta në panairin e së premtes!”
“Në panair?”
“Po, ai në qytet. Shkoj shpesh atje!” u përgjigja duke qeshur, sikur të ishte gjëja më e natyrshme në botë.
Në atë moment, klasa ra në heshtje.
Pastaj dikush komentoi:
“Sa e neveritshme, Profesor!”
“Nuk do të vishja kurrë rroba të dikujt tjetër!”
“Unë blej vetëm rroba firmato!”
Dhe atëherë ora e matematikës mori një drejtim tjetër.
Një drejtim që, ndoshta, ishte shumë më i vlefshëm.
U shpjegova atyre se rrobat e mia, qofshin nga një butik luksoz apo nga një tezgë në diell, të gjitha përfundojnë në të njëjtën lavatriçe. I njëjti detergjent. I njëjti ujë. Dhe se, shumë shpesh, ata “emra të mëdhenj” shumë të adhuruar janë qepur nga të njëjtat duar, në të njëjtat fabrika, mijëra kilometra larg nga këtu.
Të them të vërtetën, gjeta thesare midis tezgave: pulovra Nike, këmisha Ralph Lauren, madje edhe xhaketa Armani dhe këmisha Versace.
Paguan disa euro, por ndihet si një fitore e vogël.
Sikur ta dije sa mundësi po humbet…
Jemi kthyer te problemet e gjeometrisë, po.
Por reflektimi vazhdoi brenda meje.
I shikova ata fëmijë, me këpucët e tyre në modë, bluzat e tyre me logo të ndezura…
dhe mendova për ata midis tyre që fshihen pas të njëjtave xhinse çdo ditë, të njëjtës bluzë të larë një mijë herë.
Për ata që bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë, vetëm që të mos duket.
Dhe pastaj thashë diçka që, ndoshta, çdo prind duhet ta përsërisë në shtëpi:
Nuk ka turp të kesh pak.
Turpi qëndron në gjykimin e atyre që kanë më pak.
Sepse edhe unë dikur i numëroja qindarkat e mia për të siguruar jetesën.
Për darkë kisha supë të përgatitur në qese.
Dhe ato vështirësi më mësuan më shumë sesa mund të më mësonte ndonjëherë shkolla: më dhanë mirënjohje, forcë dhe respekt.
Sot, shëndeti im nuk është më i njëjtë.
E fillova këtë vit me një diagnozë që më prek.
Dhe më besoni: nëse mendoni se moda është ende një përparësi për mua, gaboheni rëndë.
Etiketat nuk përcaktojnë se kush jemi.
Karakteri ynë po.
Mënyra se si i trajtojmë të tjerët.
Mirësia që zgjedhim.
Dinjiteti me të cilin përballemi çdo ditë.
Prindër, mësojini fëmijët tuaj të jenë të përulur.
Të mos gjykojnë.
Të kuptojnë se jeta, në një çast, mund të ndryshojë drejtim.
Sepse një ditë, ajo bluzë me tre euro që gjetën në tregun e së premtes
mund të jetë pikërisht ajo që i mban ngrohtë.
Dhe, mbi të gjitha, me këmbët e tyre të vendosura fort në tokë.
Përktheu Albar
Burimi/Facebook


Leave a Reply