Pas përfundimit të procesit të votimit në Vlorë, kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, vlerësoi pjesëmarrjen qytetare si të kënaqshme dhe iu bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ajo e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm jo vetëm për kandidaturën e saj, por mbi të gjitha për qytetin dhe qytetarët e Vlorës, të cilët sipas saj kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare.
“Faleminderit për suportin tuaj dhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që kandidoj si e para grua në siglën e Partisë Socialiste. Një grua që e ndjek ritmin e qytetit, energjinë e tij, njef njerëzit e qytetit edhe ka përkushtimin ndaj njerëzve. Më e rëndësishme se mua, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike, përgjegjësi qytetare ditën e zgjedhjeve. Uroj që ata sot të votojnë me zemër, me mendje dhe me përgjegjësi qytetare për më të mirën e Vlorës.
Duke folur mbi pjesëmarrjen e qytetarëve, Mersini theksoi se ajo është e kënaqur me ritmin e votuesve, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply