Viktima është Daorsa Spahiu, vajza 25 vjeçare nga Gjakova, studente e mjekësisë në Universitetin e Tetovës.Rasti i saj ka prekur çdo shpirt, çdo nënë, çdo prind.
Më lëndon si nënë, sepse ne prindërit sakrifikojmë gjithçka për të rritur dhe edukuar fëmijët tanë me dashuri.
Më lëndon si edukatore, sepse çdo studente timen e shoh në sytë e Daorsës, një vajzë me ëndrra, me shpresë, me jetë përpara.
Më lëndon si femër, sepse jemi ende të pambrojtura nga dhuna fizike dhe psikike, edhe në ditët e sotme.
Lexova, analizova dhe përfundimi është i dhimbshëm: shumë vajza ende përjetojnë dhunë, frikë dhe heshtje.
E tmerrshme të mendosh se në banesën ku jetonte Daorsa janë dëgjuar britma, dhe askush nuk ka thirrur policinë.
Prandaj, apeloj me gjithë shpirt:
Nëse dëgjoni britma, mos heshtni!
Njoftoni policinë!
Fëmijët janë amaneti ynë, kudo që janë dhe kushdo që janë!
Nesër prindërit dhe Kosova prisnin një doktoreshë, por sot ajo nuk mund të vazhdojë ëndrrën e saj.
Situatat e stërngarkuara dhe dhuna ia morën jetën një vajze të re që donte të jetonte për të shëruar të tjerët.
🩶 VAJZA, MOS TOLERONI DHUNË! NJOFTONI POLICINË!
🩶 MOS DURONI SHPIFJE, MOBING APO BULLIZIM! NJOFTONI POLICINË!
Ngushëllime të sinqerta familjes së Daorsës.
Zoti e bëftë lule mjeken e re që nuk arriti ta mbaronte misionin e saj në tokë. 🕊️💔😥
Me dhimbje,
Doc. Dr. Gjyla Çeliku
Burimi/Facebook/Albanian News


Leave a Reply