Mendoj ndryshe kur keshilloni se zgjidhja nuk eshte largimi nga vendi.. Cfare te bejne, si, ku, kush do drejtoje kauzat e turmat, kur do filloje, sa do zgjase.. ?? Keni gje gati, projekt , aksion , kauz ?? JO JO ..
Jam dakort te qendrojne ne vendin e tyre, por cfare te bejne.. ? kur populli, organisatat, levizja civile nuk levizin si bota qe tund sheshe… Po sigurisht fronti nuk braktiset por kur sheh qe te gjithe flene gjume sidomos kauzat qe ndizen e shuhen si qiriu nuk ja vlen te shkrihesh me femije..
Si te harxhoje gjithe vitet ne uje te ndenjur moçali , sidomos brezi i ri qe zjen te prodhoje, fitoje e jetoje standartin..
Jeta eshte e shkurter dhe vlen me teper se nje kauz qe dremit ne korrupsion dhe “paqen” e nje populli dele.. Si mundet te shtysh netet me pultin e TV ne dore te degjosh ulerima milioneresh politikane qe aktrojne kur nderkohe femija do ushqim, shtepia do shpenzim, jeta sa vjen te shtrengon lakun ne gryke .. Cila eshte shpresa e neserme ?? ..Si mund te jetohet vetem me enderra ..?
A i shihni si kryetaret e kauzave nuk bashkohen kurre ? I pash tek Teatri qe qendronin ne stola te ndryshem , nuk flisnin apo pershperisnin mes grupeve te tyre per njeri tjetrin.. Cila kauz u fitua vec asaj te plehrave kimike dikur ??
Dhe ju i keshilloni PRIT GOMAR TE MBIJE BAR..
Jo jo nuk ja vlen te falesh rinine, energjine, familjen , femijet, jeten per nje popull qe duartroket 35 vjet shtypesit e tij.. Ikni bij , prodhoni e shijoni aftesite mundin tuaj, edhe keshtu do kontriboni per vendin edhe andej , ti tregoni botes cilet jemi , te pakten te na mbani koken lart..
Vec kesaj duke qene te shendetshem fizikisht moralisht dhe ekonomikisht ndihmoni familjaret tuaj, qe presin krahehapur te ktheheni e te kontriboni pjesen tjeter te jetes..
Une pas 30 vitesh u ktheva, dhash sa munda, u plotesova atje ne moshen dhe karrieren e dyte, u ngjita ne shkalle ku as turku nuk mundi, fat qe nuk ta jep vendi im.. mbarova misionin e punes , ekonomise dhe familjes, tani me aq bagazh sa morra po perpiqem te sherbej edhe ketu, keshtu mund te beni edhe ju bij..
SHKONI PA U VONUAR MADJE..
AT-DHE MEME-DHE QUHET PREHERI QE TE NGOP BARKUN E TE PERKEDHEL KOKEN ..
Atdheu eshte shpirti, fryma te pa ndareshme kudo te jesh, por :
“Qe te dashurosh dike me pare duhet te EGZISTOSH ” – filozofike..
Burimi/Facebook


Leave a Reply