(Poezi nga poetja Gresilda Rrugeja, kushtuar të përndjekurve politikë)
Mes malesh të ngrira,dhe shkëmbinjve që rënkojnë,
në tokë janë eshtrat që drejtësi kërkojnë.
Dhe burgu mes telash me gjemba i rrethonte,
ku tmerri dhe vdekja çdo çast i qëndronte.
Në errësirë të galerive, ku fryma ngrinte,
ku toka ishtë varr i gjallë dhe gjakun ia pinte.
Aty,u derdh djersa dhe gjaku i pafajsisë,
në heshtje jehonte,shpirti i shqiptarisë.
Aty, ku dielli lindte nga hiri,
me kërbaç mbi kokë i qëndronte vampiri.
Mes vujtjeve dhe vdekjes çdo ditë jetonin,
duke u tërhekur zvarrë ngarkonin vagonin.
Kur nuk kryhej norma , xhandari pa mëshirë,
në vagon ia lidhte duart , varur në zinxhirë.
Por zemra e lirë që s’njihte robëri,
I falte dritë dhe dheut të zi.
E sot, kur fryn erë mbi varret e harruara,
mes dhimbjesh dhe lotësh shkruaj për kohët e shkuara.
Shkruaj për birucat e rrënuara, që ende rënkojnë,
për gjyshërit e mi që edhe sot drejtësi kërkojnë .
Diktatura komuniste e përvëloi zemrën time,
se martirëve të demokracisë , i kishte sjell një jetë plot hidhërime.
Në vargje godas sërisht,ndaj s’dua ta besoj,
se në krye të qeverisë ,bijtë e Enverit shikoj !
Më jep forcë o i madhi ZOT ,
që popullit tim tia hek të shkretat lot.
Mos na ler të gjorë me zemër të ngrirë,
Të lutem kthemani gëzimin, të jetojmë të bashkuar dhe gjithmonë të lirë..
Gresilda Rrugeja.06.06.2022.
Burimi/Facebook


Leave a Reply