Një ditë u nisa në emigrim,
Me babain,vëllaun me shpresë për kthim.
Me lot në sy dhe mall n’gji,
“Fjala” do shihemi ” m’ra si shi.
U takuam me nënën dhe motrën si kurrë më parë,
Me lot në sy dhe shpirtin e vrarë.
U largova pa e kthyer kokën mrapa,
E dija që lotët e nënës si thante as vapa.
Më pritën muajt pa mëshirë,
E shpirti lëngonte sishte i lirë.
Emigrimi shpirtin po na e treste,
Nëna në ëndërr krahëhapur më priste.
Mu kujtua e bukura fëmijëri,
Dhe fjala n’heshtje thirri :”Shqipëri”.
Muajt ikën dhe nisa të shkruaja:-
“Dora po më dridhet kur dëgjoj fjalët e huaja”.
Netë pa gjumë, lodra që s’preken,
Kujtimet e vendlindjes asnjëherë nuk u treten.
Dhe dy sytë e mi çdo ditë lotonin ,
Se këtu -Shqipëria,nëna edhe motra çdo ditë më mungonin.
Gjermania ishte e rrethuar me gjelbërim,
Me lodra e parqe anembanë.
Por shpirti im vajtonte për një përqafim,
Për nënën dhe motrën që si kisha pranë.
Ecja parqëve zemërak,
Bukuritë e Vetzlarit më rrethonin rreth e qark.
Edhe pse parqet ishin të bukur dhe të qetë,
Shpirti im i vogël ,kërkonte tjetër jetë.
Pastaj një ditë u kthyem në atdheun tonë,
Se shpirti im për Shqipërinë vajtonte gjithmonë.
Por gëzimi nuk zgjati shumë,
Për ne emigrimi u bë det e lum.
Përsëri ndarje, përqafime dhe lot pa fund,
Si era e fortë që degët i tund.
Valixhet në derë sërisht na u afruan,
Motra dhe vëllai në emigrim u larguan,
Sot zemra ka plagë pa mjekim,
Dhe mëngjëset s’janë si më parë.
Emigrimi sështë veç një rrugëtim,
Por një trishtim e zemrave të vrarë.
Në heshtje qajnë shumë fëmijë,
Me sy nga qielli në perendim.
Vallë kur do të mbarojë kjo stuhijë,
A do të ketë fund ky emigrim?
Politikanët e korruptuar e shpirt zi,
Flasin në parlament gjoja për liri.
E vendin e lanë bosh, si një shtëpi pa oxhak,
Dhe zërat e fëmijëve nuk dëgjohen më rreth e qark,
Në Shqipëri ka korrupsion, as të nesërme s’ka,
Veç përbindësha me brirë që qeveria e kuqe na i la .
E çdo pasaportë që largohet në fshehtësi,
Është një mallkim për një komb në shuarësi.
Kurbeti – si plagë që s’do të shërohet,
me gjuhën që tretet e zemra që coptohet.
Por fajtorët janë këtu, qeverisin në Shqipëri
Janë ata që e lanë Shqipërinë zi më zi,
Kështu u bë emigrimi, pa kthim, pa kufi,
Se kur s’ka atdhe, s’ka as lumturi.
Por le të ngrihet zëri, si klithmë e dhembjes sonë,
Për një Shqipëri që s’duhet të mbetet në gjumë përgjithmonë!
Politika? Njerëz pa turp ,dhumi dhe balta e Shqipërisë,
Na morën lumturinë në lulen e rinisë,
Të rinjtë i shporrën, të vjetrit i lanë,
Shqipëria mbeti si nënë… pa asnjë fëmijë pranë.
Poezinë po e mbyll me shpirt të copëtuar,
Se politika shqiptare eshtë e korruptuar,
Ata e lanë popullin në erë e në baltë,
Ata e shkruajtën turpin në çdo pllakë të Artë!
Autori:Gresilda Rrugeja.03 .05 . 2020.
Burimi/Facebook


Leave a Reply