Nga Rexhep Rrugeja
Kavaja, dikur qyteti krenar i demokracisë së parë dhe i futbollit, sot po përjeton një transformim të hidhur që i shuan shpresat dhe ëndrrat e banorëve të saj. Një qytet që ka qenë zëri i parë kundër padrejtësive, sot është kthyer në një fshat të madh, ku historia deformohet dhe e tashmja është mbushur me korrupsion dhe harrim.
Institucionet, që dikur ishin zemra e qytetit, janë zhvendosur e shpërndarë nëpër Durrës e Tiranë – prokuroria, gjykata, kadastra, spitalet. Kavajasit duhet të përshkojnë rrugët e largëta për çdo problem, për çdo nevojë, duke humbur kështu një pjesë të identitetit dhe dinjitetit të tyre.
Një qytet që dikur ka shkëlqyer me futbollin,demokracinë, kulturën dhe forcën e tij demokratike, sot po përballet me një realitet ku toka dhe deti janë shitur, ku dhe uji i detit ndahet, dhe ku ëndrra e rinisë është e mbyllur në mure të largët.
Kavaja po rrëshqet drejt një humbjeje të madh historike dhe shpirtërore. Por ajo mbetet, në zemrat tona – një vend me histori, me shpirt dhe me një të ardhme që kërkon të ringrihet, për të rikthyer dinjitetin e tij.
Kjo është thirrja ime për kujtesë dhe për veprim – që Kavaja të mos harrohet, të mos fshihet, por të kthehet në atë qytet që e meriton, një qytet që frymëzon dhe qëndron krenar për brezat që do të vijnë.
KUR DY GISHTAT
NGRITËN NJË KOMB
Nga Rexhep Rrugeja
Më 25 mars të vitit 1990, në stadiumin “Besa” të Kavajës, ku frika ende sundonte unë Rexhep Rrugeja u ngrita në këmbë i pari me dy gishta lart dhe thërrita me sa zë që kisha në gjoks:”Liri-Demokraci!” “Enver-Htler!”
“Poshtë komunizmi!”
Këto thirrje u thanë para mijëra njerëzve, mes sportdashësve dhe syve të shërbimeve të pushtetit komunist – sambistëve, sigurimsave, policëve dhe funksionarëve të lartë që kishin ardhur nga Tirana e Durrësi për të goditur cilindo që do ngrinte krye mbi pushtetin diktatorial komunist .Unë u filmova nga një kamër e sigurimit të shtetit të cilën ma nxorrën në hetuesi .Thirrjet e para të cilat u dhane nga unë kunder pushtetit diktatorial komunist mposhtën frikën e cila na kishte pushtuar për 45 vite me radhë dhe tronditën themelët e pushtetit diktatorial komunist.”Unë u mbështeta nga shokët e mi por dhe u ndalova nga ta!”
Ajo ditë nuk i përkiste më frikës,por njerëzve të guximshëm.Zërat tanë nuk ishin më zëra të izoluar -ishin zërat e një kombi që kishte nisur të zgjohej nga makthi i diktaturës. Ishin zëra të një qyteti që e thyen heshtjen 45 vjeçare dhe hapi rrugën për atë që më pas u quajt demokraci.
Po atë ditë, u përleshëm me forcat e shtetit, u goditëm, u arrestuam. Unë u dërgova në Polici dhe në Degën e Durrësit ku përjetova tortura çnjerëzore, trupi im ra tri herë pa ndjenja, duart dhe këmbët m’u lidhën, dhe në errësirën e dhunës pa batanije u përpoqa të mbaj gjallë dritën që më kishte nxitur të ngrihem: liria.
U torturova nga vetë drejtues të lartë të shtetit: Zëndës Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi, Sazan Tare, Ilir Çanaj, Rexhep Kajoshi e të tjerë. U mora në pyetje nga Kryetari i Gjykatës së Kavajës Kristaq Andoni,Gjyqtari Pluton Bilibashi, Operativi Gjon Momli,Osman Guma ,Sekretari i Partise Agron Tafa etjer policë si Shaqir Hasalliu,Imer Xhafa,Azem Tahiri etj .
Por dhimbja ime nuk ishte asgjë krahasuar me shpresën që u ngjall në zemrat e shqiptarëve nga Kavaja.
Kavaja nuk ishte më thjesht një qytet. Ishte zemra e demokracisë shqiptare. Ishte shkëndija e parë e ndryshimit. Ishte lokomotiva që tërhoqi trenin e një kombi të lodhur drejt dritës.
Por sot pjesa më e madhe e popullit është në gjumë e cila proteston me anë të partive politike duke i kënduar dhe liderve politik.Për të fituar lirinë dhe demokracinë e vërtetë populli shqiptarë duhet të protestoj pa parti politike ,të protestojë për liritë dhe të drejtat e tia që i janë mohuar krejtësisht nga partitë politike.
Këto janë fjalët që i kam shkruar në libra, i kam thënë në intervista, dhe i kam thirrur në rrugët e qytetit tim para 35 vitesh:
“Kavaja, qyteti që mposhti frikën.”
“Kavaja, qyteti i mikpritjes, i qetësisë dhe i demokracisë.”
“Do flas sa të kem zë”
25 marsi apo 26 marsi !
“25 mars- Liri-Demokraci”
“26 mars -Rroftë Ramiz Alia ,poshtë dinastia”.
25 marsi dita e Kavajës,apo 26 marsi dita e Kavajës?!
Por për çudi, këto fjalë fshihen. Harrohen qëllimisht nga politika. Dhe më e rëndë akoma: falsifikohet historia.
Poetja e qytetit të Kavajës Gresilda Rrugeja ka thënë:- -25 marsi është dita e Kavajës.Alfabeti nuk fillon nga ZH por nga A.
Me qëllim e kanë ndryshuar datën e parë të revolucionit demokratik.
“Nuk është 26 marsi, siç e thonë ata”. Është 25 marsi demonstrata e parë . Atë ditë në stadium thirrëm “Liri – Demokraci!” dhe jo “Rroftë Ramiz Alia!” siç u tha me 26 mars. Në atë fushë nuk u thirr për liderë, por për liri. U thirr kundër diktaturës, jo për zëvendësuesit e saj.
Edhe pas rrëzimit të regjimit të egër komunist ,familja ime Rrugeja nuk u përkulëm.
Unë dhe familja ime jemi të vetmit që kujtojmë çdo vit 25 Marsin. Vendosim kurora me lule në emër të kujtesës kombëtare.
Kujtojmë Josif Budon, dëshmorin e parë të demokracisë, vrarë në Kavajë më 10 korrik 1990. Kujtojmë Indrit Caren, dëshmorin e Kosovës. Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që sot përdhoset nga partizani i radhës.
Ne jemi një familje që nuk e ka përulur kurrë kokën. Vajzat e mia, Anxhela dhe Gresilda, kanë shkruar poezi që fëmijë, për Kosovën, për Çamërinë, për Kavajën. Bashkëshortja ime Blerta, mësuese në profesion, ka qenë gjithnjë përkrah meje, me zërin e nënës, mësueses dhe qytetares që edukon me shembull.
Kemi protestuar bashkë:
kundër korrupsionit,
kundër politikës që riciklon veten,
kundër armëve kimike që deshën t’i groposnin në këtë tokë,
për të drejtën e pronës,
për të përndjekurit politikë,
për drejtësi që nuk vjen prej partive, por prej së vërtetës.
Kemi protestuar në mbështetje të fëmijëve jetim,
protestë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar ,
protestë në mbështetje të burgosurve politik,
protestë në mbështetje të mësuesve etj.
Në disa protesta përveç dy vajzave të mia Anxhelës dhe Gresildës ka qenë dhe zëri i birit tim Horgitos i cili ende si kishte mbushur 12 vite.
Gjatë luftës në Kosovë, familja jonë strehoi njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre. E hapëm derën tonë për familjen e Sinan Berishës nga Ballacerku i Rahovecit. Se aty ku ka liri, ka edhe mikpritje.
Kam shkruar mbi 1000 faqe për ngjarjet e Kavajës, me dokumente dhe kujtime, si dëshmitar dhe protagonist i asaj lëvizjeje. Kam botuar 5 libra, dhe si familje kemi nxjerrë 17 të tillë, të gjithë me qëllim: të mos harrojmë, të mos na harrojnë.
Kam denoncuar historinë e manipuluar, librat që marrin fjalët tona pa leje, që i përdorin për karrierë.
Kam 35 vjet që protestoj pa parti politike dhe pa u ndalur, pa u përkulur, ndërsa pushteti i çdo ngjyre na ka parë me urrejtje, sepse e vërteta djeg kur nuk të shërben.
Unë nuk kam qenë pjesë e së keqes asnjëherë ,as jam shitur dhe as nuk jam blerë.
Për mua, Partia Socialiste – si trashëgimtare e Partisë Komuniste ,më pas e Punës – nuk duhej të ekzistonte. Sepse ajo solli burgun, dhunën, varfërinë, ikjen. E la Shqipërinë një vend nga ku njerëzit vetëm ikin.
Si mundet me pas demokraci në Shqipëri ku udhëheqin po bijtë e enverit dhe po e njejta parti.
Në Shqipëri prona nuk shkoi te pronari i vërtetë,
Krimet e komunizmit nuk u dënuan,
Dosjet e spiunëve nuk u hapën,
Në Qeveri janë po ata , bijtë e atyre që dikur kishin pushtetin .
Unë, Rexhep Rrugeja, nuk kam kërkuar poste, as pasuri. Vetëm një të drejtë:-
-Demokracinë e vërtetë ,
Ku ligji të jetë i barabartë për të gjith,
Të mos fshihet historia që kam shkruar me trupin tim,gjakun tim , me zërin tim, me familjen time dhe të mar pronat e gjyshërve të mi,
Ti njihet prona pronarëve të vërtetë,
Të dënohen krimet e komunizmit,
Të mos ket më parti socialiste,
Të hapen dosjet e spiunëve ,
Të përndjekurit politik të marin dëmshpërblimet,
Dhe për shumë e shumë probleme të mëdha që ka hasur vendi im dhe që nuk janë zgjidh.
Probleme të cilat i kam përmendur më lart dhe në shkrime të tjera.
Dhe për këto , do të flas sa të kem zë.
Personat që flasin prapa shpine ,dhe personat që shkruajnë anonim janë njerëz pa vlera (dordolec).
Ka dhe shumë persona që në emër të demokracisë fallso grabitën bregdetin e Kavajës sikur ja kishin lënë gjyshërit e tyre ,sot nëpër rrjetet sociale bëjnë patriotin.Unë Rexhep Rrugeja nuk e kam çuar kurrë në mendjen time të mar qoftë dhe një milimeter toke në bregdet sepse ajo ishte pasuri kombëtare.
Çdo që e thënë në shkrimin tim i kam të dokumentuara .
Populli shqiptarë do ta fitojë lirinë dhe demokracinë e vertetë kur të bashkohet dhe te protestoj pa parti politike për liritë dhe të drejtat e tija që i janë mohuar prej 75 vitesh.
Poshtë bijtë e enverit .
Autori :Rexhep Rrugeja.
Burimi/Facebook


Leave a Reply