Nuk i duroi dot lotët e saj,ndërsa ajo zemërimin e tij të beftë.
Kur i tha: Dua të jem e lirë!
Iu duk sikur i përplasën derën në fytyrë,
oh, sa shumë u rrënua!
Nuk e mbajti dot shkrehjen e vajit.
U ngrit nga tavolina,
qau me lot e ngashërim.
Nuk po mundej të gjente forca,
për t’i bërë ballë.
Duhet të arrishe një moshë ndoshta,
për ta kuptuar, se në atë moshë.
Do t’i dukej vetja si gjethet vjeshte,
drita e diellit do zgjaste më pak,
dhe pema dalëngadalë do të fillonte të hante vetveten.
E me to, do mirrte arratinë edhe gjelbërimi, edhe njomësia.
Atëherë do qëndronte pezull mbi gjethet e thara,
e kuptoi, se ishte ndërrim stine.
Njëra pas tjetrës gjethet aty pranë, do t’i vështronte si binin,
dhe ai do jetonte me tmerrin
se mos ngrihej suferina për të,
Por shpejt e kuptoi, suferina ish ajo,
gjallëria shamatare e jetës rinore.
Vallë a e kish menduar ndonjëherë?
Se për disa vjet
kishin jetuar në të njejtën pemë,
Por në stinë të ndryshme!
NB
07.09.2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply