Ç’më duhet mua,
ç’të duhet dhe ty?
E mbyllim një vesh,
mbyllim dhe një sy.
Le të digjet fshati,
të digjet dhe pylli.
Unë i mbylla sytë,
Por edhe ti mbylli.
Mbase vjen ujku,
të çajë kopenë.
S’janë bagëtit tona,
në djall le të venë!
Po vjedh hajduti,
e këputi komshinë.
Ç’na duhet neve,
kush vjedh në Kinë?
Filani ngre vilën,
As një ditë punuar.
Mbarë paç i themi,
I vemë për të uruar!
Shtiremi si qorra,
Sikur s’marim vesh.
Me”jastëk”ç’më duhet?
Po shkojmë për lesh.
Të gjitha sa thashë,
do na vinë te porta.
As një s’na ndihmon,
fërkon barkun bota.
Po ndalove lumin,
pa dalë nga shtrati.
Të ngre dolli bota,
të shtohet rehati.
Ndal indiferentizmit!
Kështu s’ecet para.
S’jemi qorra,memecë
do ecim nga e mbara.
Burimi/Facebook


Leave a Reply