Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
____________________________________
I Bregdetit të çmuar, i ekranit të përjetshëm!
Na le aq papritur… një muaj para se të vinte festa e Shën Dhimitrit, si për të treguar që gjithçka në jetën tënde kishte një simbolikë më të thellë. I dashur për të gjithë, i pritur në çdo shtëpi çdo mbrëmje, nëpër shtigjet e shpirtit shqiptar, ti ishe regjisor i jetëve tona, mjeshtër i rrëfimeve me “vulë”, që nuk harrohen.
Na magjepse me një realizëm dhe vërtetësi të pazakontë, që s’e gjen dot më as sot. Me filma që nuk ishin vetëm art, por pasqyrë, dhimbje, shpresë, e kujtesë. Ti nuk ishe thjesht një Artist i Popullit. Ti ishe ARTI vetë. Me analizat e thella psikologjike, me dramat njerëzore, me kritikat sociale të tërthorta, por therëse. Me estetikën tënde filmike që prekte realitetin shqiptar dhe simbolizmin universal, duke na kujtuar kush jemi.
Midis më të mirëve, por nuk u largove kurrë nga rrënjët – nga Vunoi yt, nga gjuha jote, nga populli yt. Në politikë u përpoqe të sillje dinjitet, si Ministër i Kulturës dhe si deputet – por arti ishte tempulli yt i vërtetë..
Na ike një muaj para se të na vinte tek ne tokësorët DITA E SHËN DHIMITRIT.
Qofsh edhe TI atje lart pranë Tij,
O njeri i madh dhe shenjt i ri i artit shqiptar!
Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti – nuk do të na mungosh kurrë!.
Miho Gjini
Burimi/Facebook


Leave a Reply