E shkruajti emrin Përmeti
E gdhendi krejt të florinjtë
Qysh nga i pari i tij Premti
Dhe deri tek Frashëllinjtë.
Por s’u ndal aspak tek emrat
Që vetë e gdhendën historinë
Për Rilindasit ndizen zemrat
Që filluan të bëjnë Shqipërinë!
Vazhdoj me daltë Paskali
të gdhendi shpirtin e Atdheut
Kudo shikon monumente
Si të gjallë dalin prej dheut.
Të pret dhe usta Laveri
melodia e tij me klarinet
duket sikur thotë – njatjeta-
-Mirë se erdhe në Përmet-
Skender Lazaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply