KUSH E KA THËNË KËTË?!
Ndaluni një moment, merrni frymë thellë dhe mendoni me qetësi se si të tjerë kombe kanë bërë hajër dhe sot janë aty ku janë.
Edhe kur si kanë pasur këto perla të historisë siç i kemi ne shqiptarët, i kanë krijuar duke grabitur mitet e të tjerëve.
Dhe i’a kanë arritur sepse kanë pasur Strategji apo dhe Stratagjema për sukses.
Po ne shqiptarët e marrosur, mendje mëdhenj, egocentrist, harraq, që shiten për pak para të gjakosura ne gjakun dhe vlugun e krimit, që mbetën duke u mburrur për gjoja gjenialitetin e tyre fals, po ne çfarë po bëjmë, ku e kemi dhe ne Strategjinë tonë Kombëtare?
Pse nuk arrijmë t’a bëjmë, por gërryejnë veten nga brenda duke u hapur rrugën banditëve, të paaftëve, të shiturve dhe këllurave të çdo kallëpi dhe me naivitet e vëmë kokën në jastëk duke e pritur shpëtimin nga Zoti?
Mjerim!
Zoti na ka mëshiruar sa herë në historinë tonë tragjike, por këtë herë me sa duket nuk ka ndërmend të na ringrejë edhe një herë.
Këtë herë dora e zgjatur e tij mungon!
Këtë herë duhet t’i thërresim radakes dhe t’a gjejmë vetë zgjidhjen, ose të pirdhemi në “madhështinë” tonë pa madhështi por të mbuluar me mburrje dhe mjerim.
Një komb që nuk di të çmojë diturinë dhe bijtë e barkut të tij, ai do të dështojë në rrugën e humnerës dhe do të vazhdojë të prodhojë me shumicë vetëm tradhëtarë.
Mos u çudisni.
Në këtë rrugë është, fati ynë i braktisur, fatkeqësisht!
Shikoni si janë mbushur institucionet, mediat, akademitë, bizneset me palaço dhe oligarkë që janë bërë pjesë integrale e luftës Hibride që po godet kockën dhe palcën e Kombit tonë.
Mos më thoni që jam gabim.
Ne të gjithë pa përjashtim në këtë situatë jemi kthyer në sehirxhinj të stratagjemës antishqiptare dhe me sytë nga Qielli lutemi që të na vijë shpëtimi përsëri nga Zoti!
Jo, këtë herë është sprova jonë, s’ka rrugë tjetër!
I zoti e nxjerr gomarin nga balta!
Kush e ka thënë këtë?!!
Faleminderit.
Ju përshëndes.
Burimi/Facebook


Leave a Reply