Poezi kushtuar demonstratës së parë në Kavajë, 25 marsit 1990 dhe dy vëllezërve Rrugeja.Nga poetja Gresilda Rrugeja.
“25 Marsi ,fjala që nisi Epokën
Në zemrën e marsit, në fushën e Besës,
Ngritën dy gishta, sfiduan një perandori.
Zëri i parë që çau terrin e heshtjes
Ishte i Rexhepit – “Liri! Demokraci!”
Iliri pas tij, me zemrën si flakë,
Goditi frikën me grushtin e parë.
Trup më trup me sambistë, pa u ndal,
Në stadiumin Besa ku historia u bë altarë.
S’kishin nevojë për fjalime të gjata,
As për podiume zbukurimi e dekorata.
Thirrjet e tyre i dhan jehonë Shqipërisë
Që zgjodhi lirinë mbi zinxhirin e robërisë.
Por sot, një pyetje në heshtje na thërret:
Pse 25 marsi në hije u tret?
Kur është ajo ditë që ndezi lirinë,
Pse e mbulon pluhuri i harresës Shqipërinë?
Një alfabet fillon me shkronjën A,
Ashtu si liria që fillon me guxim.
Një histori e vërtetë nuk ndërrohet me data,
Kur ka gjak, shpirt,qëndresë ka edhe betim.
Kjo është familja Rrugeja, zëri i kujtesës,
35 vite pa u lodhur ,i thotë jo harresës,
Që çdo vit si fanar e mban të ndezur këtë ditë.
Si rrezet e diellit me poezi e ndrit.
Autori : Gresilda Rrugeja.03.03.2025.

“25 Marsi – Zjarri që s’vdes”
Nuk lindin çdo ditë epoka të reja,
As zgjohen popuj pa një thirrje gjaku.
Në stadiumin e Besës, liria qe preja,
Bashkë me vëllezërit Rrugeja i madh ishte vargu.
Rexhepi, me zë çoi peshë një stadium,
Me dy gishta si rrufe çanë qiellin me re shum:
“Liri – Demokraci!” – rrollën fjalët si lum,
Poshtë diktatura,drejtësinë në vend e dum.
Iliri pas tij, pa menduar dy herë,
Me shpirtin e tij një flamur që s’do shterë,
Godet sambistin, e rrëzon diktaturën në tokë.
Me grushtin e tij thyen hekurat e një epoke,
Pse 25 marsi hesht në kalendarë?
Ku është ajo ditë që shpërtheu zinxhirin?
Ku është 25 marsi që u bë zemra e një kombi të vrarë?
Përse politika menjanon më të mirin?
Jo, nuk është 26-ta,ajo që çau pritën,
Por është 25-sa, ajo që ndezi dritën ,
Alfabeti nuk nis nga fundi i gënjeshtrës,
Nis nga e vërteta – që shpesh rrjedh me gjak,mbi gurët e bjeshkës.
Vëllezërit Rrugeja – jo thjesht emra.
I kemi në shpirtë i kemi në zemra.
Ata janë gur themeli në stadiumin Besa.
Ata e thyen frikën me ta lindi shpresa .
Në fletët e historisë, shkruani me gërma zjarri:
Kombi nisi të marrë frymë si i gjallë,jo si hije varri.
Këtu u thye frika, këtu lindi shpresa,
Me 25 mars ,flaka u ndez në stadiumi Besa.
Dhe nëse heshtin librat, të flasin poezitë.
Nëse heshtin protokollet,të flasin nënat që pritën bijtë.
Nëse heshtin shtetarët, të flasë zemra e qytetit,
Që 35 vite mban gjallë një flakë në errësirën e kurbetit.
25 Marsi – jo një ditë, por një betim.
Jo thjesht kujtim,
por borxh që s’duhet harruar.
Në altarin e tij qëndron historia e një populli të bashkuar.
Dhe emri që s’e fshin as pluhuri i tradhtisë:
Familja Rrugeja – zëri i vërtetë i lirisë dhe i demokracisë.
Autori:Gresilda Rrugeja.03.03.2025.

“Në Agun e Lirisë – 25 Marsi i Kavajës”
Në një mëngjes kur nata s’kish mbaruar,
Kur frika si hije mbi zemra rëndonte,
Në Kavajë,një fjalë për herë të parë lart në qiell është çuar
Shpërtheu si rrufe dhe retë copëtonte.
S’e tha një turmë, as një burrë me fron,
Por një zë i thjeshtë, që diktarurën tërbon,
I lindur dhe i rritur në Kavajën e demokracisë.
Ai është Rexhep Rrugeja simboli i lirisë.
“Liri! Demokraci!” – thirri Rexhepi i pari,
Dhe stadiumi i Besës u drodh si varri,
Me dy gishta lart kërkoi lirinë,
Dhe zgjoi shpirtat e fjetura në të gjithë Shqipërinë.
Pas tij, Iliri shpërtheu si stuhia,
Ai e dinte sa e çmuar ishte liria,
Me grushtin që nuk njihte më durim,
Ai kërkonte veç dritë, e jo më robërim.
Shkallët e fushës u skuqën nga gjaku,
Dhe trupat e tyre s’u përkulën në baltë.
Birucat u mbushën me klithma dhe plagë,
Ata nuk u dorzuan por qëndruan kryelartë.
Aty lindi zjarri që s’e fik dot harresa,
Aty diktatura ra dhe u shkri porsi vesa,
Aty u ndez hëna që një komb ndriçoi,
Aty fjala “liri” stadiumin rrezatoi.
Por vitet kalojnë, dhe datat ndërrohen,
25 marsin sa shpejt nga kujtesa e nxorrën.
Dhe historia hesht kur injoranti komandon,
“Çdo vit që kalon dhe politika e poshtëron”.
E vendosën më tutje, në një datë pa shpirtë,
Ku zëri i vërtetë kurrë të mos ketë dritë,
Po a ndryshohet gjaku me letër dhe firmë ?
A zhduket e vërteta kur të gjith e dimë ?
Jo!–thotë familja Rrugeja që nuk ka heshtur kurrë,
Kjo ditë e shënuar ka shoqatë edhe flamurë,
Rrugejat – kujtesa që nuk vdes me dekret.
Pa poste, pa grada – veç me gjak dhe me fletë.
Në çdo 25 mars kjo ditë simbolike me kurora e poezi kujtohet.
Stadiumi gumëzhinë,nga rrezet e diellit ndriçohet.
Në sytë e Rrugejve që nuk e shesin të vërtetën.
Dhe fjalët që shkruhen pa frikë për të djeshmen nuk tretën.
Kështu e ruan populli një histori të vërtetë,
Se historia e shkruar me gjak do triumfoj përjetë.
Jo në fjalorë shtetërorë, por në zemër e në shpirtë.
Që të jetoj në Shqipëri dhe të ndriçoj si dritë.
Gresilda Rrugeja.03.03.2025.

Burimi/Facebook


Leave a Reply