Nesër më datë 28 gusht, ora 11.00, me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, do bëj një deklaratë për mediat në SPAK, ku do depozitoj edhe kërkesën e katërt rradhazi, me objekt:
– Dhënie informacioni lidhur me fazën proceduriale të hetimeve të SPAK përsa i përket kallëzimit kundër Edi Rama etj., për çështjen McGonigal.
Nisur nga fakti se këtyre kërkesave Altin Dumani refuzon t’u japë përgjigje në vijimësi, në mënyrë legjitime pyes:
– Për çfarë e ka marë peng Kreu i Organizatës Kriminale Rama, Drejtuesin e Organizatës Partnere, Dumani?
Për këto dhe të tjera, ftoj të gjithë mediat që vijojnë t’i shërbejnë interesit publik, të raportojnë këtë lajm shumë të rëndësishëm.
Gjithashtu, Ju bëj me dije se edhe kjo kërkesë, do i përcillet Ambasadës së SHBA akredituar në Shqipëri si dhe Senatit e Kongresit Amerikan.
Po kështu, ndjehem e detyruar të saaroj se, ditën e djeshme në KLGJ, lidhur me skandalin e dosjeve stok në Gjykatën e Larte dhe Institutin e Delina Ficos, u paraqitën vetëm 3 media:
Syri Tv;
Ora News Tv;
MCN Tv.
Jo për gjë, por meqenëse ka patur reagime shumë të forta këto kohë për fjalën e lirë, mediat e pavarura, çensurën e regjimit e të tjera si këto 😉
Gjithsesi,
Do luftoj deri në fund për Kauzën e rikthimit të Shtetit Ligjor të së Drejtës.
PS: Janë të njëjtat media të cilat ankohen për dhunë nga pushteti, çensurë apo sulm ndaj fjalës së lirë, ndërkohë që nuk kanë raportuar asnjë lajm lidhur me 62 herë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka “trokitur” në SPAK.
Burimi/Facebook


Leave a Reply