Me rastin e 60 vjetorit të “zhdukjes”!
AFËRDITA TAÇI
Enigma e një aktoreje të brishtë
Kur u hap “Shkolla e Lartë e Aktrimit “Aleksandër Moisiu””, në vitin 1959, befasia jonë, lidhej me të njëjtin OBOR me aktorët e Teatrit Popullor,-sikundër quhej atë here, si një privilegj për t’i parë IKONAT tona të skenës, jo vetëm në shfaqjet e tyre në mbrëmje, po edhe të njiheshim nga afër dhe të kuvëndonim me ta, me “gojën hapur”, të mbërthyer nga emocione të pa përshkruara…! E na dukej, si më e vogla prej tyre, aktorja AFËRDITA TAÇI që sa kishte mbaruar Liceun Artistik (në degën e dramës), pesë vite para nesh dhe e kishin pranuar menjëherë në këtë teatër, teksa rolet e vajzave të reja nuk kishte se kush t’i lozte. Afërdita qe shumë e brishtë, vajzë 27 vjeçe, si një puhizë ere, apo si një “gjethe peme”.
Sa ishte shfaqur drama e Dramaturgut e Poetit Spanjoll Françesko Lorka, “Shtëpia e Bernarda Albës” që do na trondiste për “Forcën Djabolike” që kishte një grua, për t’i mbyllur bijat e saj si në një manastir. Simbol i qartë i një diktature si ajo e jona. Si edhe, me ato personazhe vajza të përdhosura brenda mureve, të privuara për JETË E DASHURI. Ku midis të cilave shkëlqente Adela e Afërdita Taçit. Ajo kishte këtu nurin e moshës, po edhe “nje nyje” revolte, që fshihej bukur nga dashuria e porsa lindur për një djalë, si një “puhizë” poezie e dashurie…Por në komedinë e Shekspirit “Gratë Gaznore të Undsorit” me regjin e Kujtim Spahivoglit (në vitin 1959), ajo do spikaste në grupimin e shtojzovalleve në natyrë, (fare pa folur!), me bukurinë e luleve të “sapo çelura” të një skene që vetëm nje regjisor si Spahivogli,-pedagogu ynë,-dinte ta shprehte e ta trajtonte në mizanskenë, si të ishin ato vajza e gra të buzëlumit Tamiz, të shkëputura nga “YLBERI” QIELLOR”. Po ky Regjisor i Madh, me plot fantazi, që ishte edh POET, njëherësh, e angazhon në vitin 1962 Afërdita Taçin në një rol episodik , në dramën e Fadil Paçramit “Mbi gërmadhe, Dhe një vit më mbrapa, do ta rrëmbente regjisorja e parë profesionise Shqiptare Drita Agolli, Afërdita Taçin për një rol tragjik, në dramën e kinezit Çao Y “Shtrëngata”, per të na “lënë pa gojë”, edhe ne studentëve të aktrimit të asaj kohe, për forcën e tragjizmit, përmes një psikologjie të thellë e vrastare…
Le të ndalemi paksa, në këtë mrekulli interpretimi, nga kjo “aktore e pa zëshme” e Oborit të Teatrit Qendror, që DRITA e realizoi në vitin 1963. Pavarësisht nga zgjedhja politike e asaj kohe (per t’i bërë jehonë “Miqësisë së re Shqiptaro-Kineze”. Spektakli i Agollit, pati dy kulme të rëndësishme: interpretimin e një “Përbidshi” nga Kadri Roshi, si edhe të një vajze fatale të interpretuar nga Afërdita Taçi. Sepse ajo pati këtu përballimin e një drame psikollogjike të pashembullt: dashuronte vëllain e saj, pa e ditur këtë dhe, sa do ta merrte vesh, tentoi të vriste veten e të vdiste. Dhe profesori im, regjisori i kulturuar Mihal Luarasi, do të shkruante po ato dite në gazetën “DRITA” këto fjalë:”Në rolin e Fengut, vajzës fatjkeqe në këtë shfaqje e luan AfërditaTaçi, në një moment kthese dramatike, teksa zbulohen mardhëniet seksuale me të vëllain, pa e ditur një gjë të tillë”…
Por, kulminacioni i kësaj aktoreje, që surprizoi mbi fatin e saj tragjik, do të vinte menjëherë në po ato vite, teksa regjisor RUS Bortko e zgjodhi Aferdita Taçin për te lozur edhe Ofelinë Shekspirit. Duke dubluar aktoren Margarita Xhepa. Ashtu, sikundër do të kishim njëherësh edhe katër Hamlet, që e dubluan (vullnetarisht), Heroin e Rilindjes Evropiane, nga Naim Frashëri, Kdri Roshi, Kujtim Spahivogli dhe Prpkop Mima…Për një muaj rresht, para premierës, u zhvillua një “beteje sportive” në oborin e teatrit , sidomos me ndeshje me rapjera, me lëvizje gjimnastikore e të aparati të folurit, me ecje të pafundme, britma, shqiptime me zë të lart e zhurma metalike të përplasjeve të rapjerave e mburojave. Para premjerës u zhvilluan tri “prova gjenerale” ku konkuruan të katër Hamletët.
Më kujtohet fare mirë ajo ditë: E gjithë trupa e aktorëve, pedagogët tanë dhe të gjithë ne studentët , ishim ulur në sallën e kuqe të Teatrit. Pas pak do të hynte aty njeriu me këmbët prej druri, kryeregjisori Vladimir Bortko, Heroi i Luftës së dytë botrore e me shkop në dorë, do të ulej midis dy regjisorëve të tjerë: Udhëheqëses Artistike të Shkollës dhe të pedagogut tonë Andrea Malo, që ishte njëherësh edhe bashkë-regjisor. Dhe versioni u dha me këto fjalë:” Hamlet do të jetë Naim Frashëri e Ofeli Margarita Xhepa. Ofeli janë të dyja aktoret, të figurshme e me hir skenik, poetike gjer në fund, dhe mjeshtërore në rol. E megjithatë kanë tipare të ndryshme si interpretuese: Ndërsa Afërdita Taçi është e tëra një “frymë poetike”, e padjallëzuar, fine, e tejdukshme, si një puhitë ere, delikate, vajzë e brishtë, Margarita Xhepa iu afrua Ofelisë ca më tepër me ndiesitë, më e bukur dhe më e thellë. Ajo e përjeton marrëzinë e Hamletit me dhimbje të brendshme, me një aksent tragjizmi të rrallë, që vazhdimisht rritet para publikut, gjer në kufijtë e vetëvrasjes. Dhe ajo dua që ta lozë Ofelinë në premirën e “HAMLETIT”, përkrah korifeut të skenës shqiptare Naim Frashëri (Miho Gjini,”DIVA SHQIPTREE”,faqe122)
Pra, për Ofelinë opininionet ishin thuajse të barabarta. Edhe ne studentët u mahnitëm prej të dyjave interpretuese. Sepse ,si tragjizmin e figurës, ashtu edhe poezinë erotike të Ofelisë e patën që të dyja. Bile Juria e Festivalit Kombëtar Teatror e vitit 1961, që e pa shfaqjen me Afërdita Taçin e vlerësoi Ofelinë e saj me çmimin e parë. Dhe Enigma mbeti po në ajër. Pas këtij debutimi e rivlerësimi, Afërdira Taçi dukej sa më rrallë në Teatrin e saj dhe vinte këtu vetëm për debutimet e radhës së repertorit…Por errdhi edhe një kohë (pas 3-4 vitesh, kur ajo nuk u paraqit më as në skenën e saj të dashur.. Publiku e kërkonte ta shihte përsëri aktoren e brishtë, po ajo nuk erdhi më…U vra gjëkundi apo e kanë vrarë? Kush vallë e “rrëmbeu OFELINË”?! Apo vërtetë Perëndia e deshi në “Qiellin e vetë”?! Një i panjohur ka shënuar në “Wiikipedia” se ajo është larguar……. në vitin 1965, ndërsa një tjetër se u largua nga jeta në vitin 2023 dhe asgjë tjetër… Po nga? Si? Ku? Qysh?…Gjithsesi ajo mbeti si një “Enigmë Qiellore”…Ne studentëve të aktrimit na mbeti koka mënjan, nga porta kryesore e Teatrit Kombëtar për shumë kohë…Dhe brenga për artisten e rrallë mbetet! Qenë Kohëra të tmerrshme…
Piqeras, më 12 gusht 2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply