Familjarët kanë alarmuar autoritetet pasi e mitura është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Babai i saj, shtetasi V. Gj., ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, duke kërkuar ndihmën e forcave të rendit për gjetjen e vajzës.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur veprimet për lokalizimin dhe gjetjen e saj. Uniformat blu janë angazhuar në kërkime dhe kanë shpërndarë informacionin përkatës në të gjitha njësitë për të ndihmuar në identifikimin e vendndodhjes së të miturës.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije:
“Shtetasi V. Gj. ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij 17-vjeçare. Vijojnë hetimet dhe punën intensive për gjetjen e saj.”
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e saj, të kontaktojnë menjëherë në numrin e urgjencës 112 ose në komisariatin më të afërt.
Burimi/Facebook/Shkodra Sot


Leave a Reply