Kur injoranca ligjëron penetrimin si koncept filozofik:
Nuk ka më as vend për habi.
Ka vetëm vend për neveri.
Neveri për mënyrën si institucioni më i lartë i ndëshkimit në një shtet — Kodi Penal — është trajtuar si një skicë e dështuar nga duart e trembura të një adoleshenti me çrregullime hormoneve.
Fjalitë që lexojmë në këtë Kod janë tallje me viktimat, poshtërim për qytetarin, dhe provë klinike e faktit që ata që e kanë shkruar nuk kanë lexuar as jurisprudencën klasike, as rregullat bazike të logjikës juridike, e as kanonet morale që udhëheqin sistemet penale të Perëndimit.
Por çfarë bëjnë këta pseudojuristë?
Na shpjegojnë, pa i dridhur qerpiku, se dhuna seksuale konsiston në “penetrim, qoftë edhe të vogël”.
Lexoje ngadalë këtë fjali.
Thithet në tru si një helmetë gjuhësore që vret gjithçka rreth saj.
Penetrim, qoftë edhe i vogël.
Çfarë përbindëshi semiotik është kjo?!
Çfarë tentakule idioteske ka përfshirë dorën që e shkruajti këtë fjali?
Kush i edukoi këta njerëz që guxojnë t’i thonë ligjit atë që nuk do ia lejonte vetes as ndonjë burracak analfabet me tre klasë?
Kjo nuk është më vetëm çështje juridike.
Kjo është çështje shpirtërore, etike, kulturore.
Sepse kur një sistem lejon që një normë penale të përkufizohet me shprehje të tilla, do të thotë se ka kapitulluar jo vetëm drejtësia, por edhe logjika, ndershmëria, ndjeshmëria njerëzore.
Do të thotë se shteti nuk ekziston më për të mbrojtur viktimën, por për të ushtruar një dhunë të dytë ndaj saj:
Përmes fjalëve të pështira, të pakodifikuara dhe të pashpirt.
Kush janë këta “juristë”?
Njerëz që kanë hyrë në zyrat e shtetit si burokratë të paditur dhe kanë dalë andej si pornografë të ligjit.
Kanë marrë përsipër të përkufizojnë aktin penal më traumatizues që njeh Kodi Penal – përdhunimin – me një leksik që të kujton më shumë forumet e fshehta të incelëve në internet sesa tekstet e së drejtës penale moderne.
Kush jeni ju, o diplomë-mbajtës të papërmbajtur, që shpjegoni si ndodh penetrimi?!
Ju që zbuloni Amerikën, me një ton prej ekspertësh të trupit njerëzor, sikur Shqipëria të mos ketë seksologë, mjekë, psikologë, e ekspertë të dhunës që flasin për traumën dhe pasojat e saj?
Çfarë dini ju për dhunën seksuale, për frikën, për heshtjen, për depresionin, për ankthin që mbart një akt i tillë?
Asgjë. Sepse po të dinit, nuk do guxonit kurrë të përdorni një shprehje si “penetrim, qoftë edhe i vogël.”
Ky nuk është vetëm budallallëk.
Ky është mëkat shtetëror.
Është prova e gjallë se Kodi Penal është në dorë të njerëzve që nuk kuptojnë as misionin e tij, as përmasën morale që ai ka për një shoqëri.
Kodi Penal nuk është fjalor.
Nuk është mësuesi i edukatës seksuale.
Kodi Penal është themel digniteti, mbrojtjeje, kufiri moral i një shoqërie ndaj asaj që nuk tolerohet.
Kur e kthen në gjysmë-shaka erotike, ti nuk thjesht gabon — ti kriminalizon sistemin vetë.
O spermatozoid idiot me stilolaps në dorë:
O sekretar pa dije që firmos ligje si letra higjienike,
Ti që je ulur mbi bankat e pushtetit si ndonjë dylber i ligjit, që pret ta marrë seriozisht shoqëria ndërsa shkruan fjalë për fjalë “penetrim i vogël”…
E di çfarë ke bërë?
Ke krijuar një precedent përçmimi, një monument idiotësie që do të studiohet një ditë nga studentët e së drejtës si shembulli më i neveritshëm i abuzimit me fjalën.
Sepse ligji është fjalë.
Dhe fjala, kur vritet, i vret të gjithë.
Ligji është strukturë mendore. Dhe kur struktura shkatërrohet, bie morali.
Ligji është mburojë. Dhe kur kjo mburojë bëhet groteske, të gjithë jemi të pambrojtur.


Burimi/Facebook


Leave a Reply