Nuk i patëm pandyer e ndjerë dy netë të tilla agonie në fshatin e Piqerasit, të krijuar nga të parët tanë, si një anije e pragnisjes për lundrim, me manastirin 500 vjeçar në krye, si “kurrorë mbrojtëse”, teksa flakët e rrethuan edhe atë, si ne “netët biblike”, për t’iu vësulur njerëzve të pafajshëm që flinin, me ëndërrimet e tyre të trazuara…”Vetulla e Zjarrtë” u shfaq pas mesnate, sikur vinte nga një grykë vullkanike, me tymnajën gjigande a si “e dërguar nga qielli” e nuk u mor vesh se kush e si thirri i pari a i dyti: ”Ngrihuni se po digjemi!”. Dhe paniku qe befasues, thuajse i pazëshëm, edhe pse ”kanalet televizive” tonat flisnin pa ndërprerje për disa “vatra zjarri” që shtoheshin e shtoheshin, gjersa mbërritën edhe afër nesh, në Delvinë, si në atë këngën e vjetër ”Delvinë, e zeza Delvinë”, për tu zgjatur “gjuhët e flakës, në fshatrat përreth, mandej në Tatëzat, Kalasë, Borsh e ja ku u dukën edhe në Piqerasin tim. Po kërcëllitja e shkarpave të faqemalit të “Konjakut” e mandej edhe të “Lavanit”, u ndjenë fare afër, kërcënuese, me tym e blozë mbi kokat e njerëzve që dolën jashtë për te mbrojtur banesat e tyre. Gjersa do fashiteshin flakët në atë përballje të pazakontë të focave të policisë e të banorëve.
Por që “GJËMA” do të ishte natën e dytë, më e fortë dhe më e frikshme, kur i gjithë Borshi përflakej dhe prej hoteleve turistët e huaj largoheshin të lebetitur, duke “kërcënuar” tashmë Piqerasin, Sasain, Lukovën dhe Shënvasilin, kur përballja do të qe edhe më e organizuar në mjetesh zjarrëfikse e njerëz të guximshëm, gjer në njëmijë trupa, me në krye Kryetarin e Bashkisë Vangjel Tavo. U bë një barrjerë mjetesh e njerëzore, midis flakëve e banesave të para që rrezikoheshin , si edhe evakuimi i banorëve të pamundur. Në Piqeras, pati fjalë lavdëruese guximi e trimërie, për njërin nga policët që përfaqësonin Partinë Demokratike, por Kryetari Tavo u shpreh hapur se, në krye të këtyre punëve , jo vetëm që nuk bëjmë veçime, por na duhen gjithmonë njerëzit më të zotë, pa asnjë dallim tjetër. Por edhe fjalë ndryshe u dëgjuan për mungesën e avionëve të posaçëm për emergjencat në terrenet malore, ne ato pamundësi alarmuese të gjendjes në krejt vendin, teksa në titrat televizive shkruhej zijshëm se:”Shqipëria po digjet!”.
Vetëm sot paradite ra qetësia e ndriti DIELLI. Përreth Manastirit të Kremesovës dukej një rreth i zi, i shkrumbëzuar, ndërsa burrat e pagjumë qanin hallet e tanishme , zijshëm, duke thithur lëngun e kafesë. “Mirë që erdhi e keqia nga mali,-tha një grua e moshuar,-po sikur të na vinte zjarri nga ana e detit poshtë, korbani, që do “piqeshim” të gjithë brenda shtëpive tona”!”Eh,-psherrëtiu një burrë plak,-ç’të paudhë patën, që i mbyllën edhe rrugët e dyta, paralele Piqeras-Borsh? Se nga do kalonin zjarrëfiksat për ta shur zjarrin?”…”Po ca helikoptera më tepër nuk mund t’i kishim edhe ne , për raste të tilla, që mos të digjemi si minjtë”?! “Gjer sa kohë akoma, do vënë zjarre të tilla çobenëria?!”,-tha një tjetër. E biseda u ndezë edhe më madhe se nga vetë zjarret…
Piqeras. Më 28.07.2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply