Kur pashë këtë njoftimin e SPAK dhe aksionin e ditëve të fundit, mu kujtua denoncimi që bëra para disa kohëve, për vajzën e një “opozitareje”, e promovuar nga Sulltani i Surrelit, e cila jetonte në lluks e që shëtiste me makina shumë të shtrenjta, në një nga qytetet më të kushtueshme në Europë.
Mu sulën deri në fyerje personale.
Jo po bën xhiro, jo po e ka marë me qira e jo po tërci e jo vërci.
Madje, edhe babai i saj, në rrugën e bashkëshortes, filloi bashkëpunimin me Sulltanin e Madhërishëm.
I persekutuar sillej e shfaqej në publik, por jo me bijtë e etërve që e kishin “persekutuar”.
Mbase nuk e kuptoj dot unë këtë “politikën” e madhe por a mund të jetë në opozitë dikush me:
Sekretare,
Shoferë,
Këshilltarë,
Me sh.p.këra e sh.ara,
Me tendera e leje ndërtimi,
Me llogari bankare me shuuuuuumë 0,
Me familjen të punësuar në institucionet që gëlon korrupsioni dhe prostitucioni,
Me………. e me çfarë do thonit ju……????????
Unë them jo.
E për tu kthyer te njoftimi, a është ky oligarku që ka dhuruar vilë në Hamallaj në këmbim të bërjes “opozitë” siç do Sulltani?
Se Sulltani, këtë “opozitën” me vila të dhuruara në Hamallaj e gjetkë, promovon dhe do në Kuvend
Ndaj dhe oligarkët ishin të gatshëm të paguanin në 11 maj sipas porosisë së Sulltanit, se ndryshe i “pritej” koka.
Kjo është arsyeja që meqenëse SPAK po heton lidhur më këtë ndërtues, të hetojë nëse është ky i “dhuratave” dhe në këmbim të çfarë i ka bërë vilat në Hamallaj?
Se unë vijoj ti qëndroj mendimit se politika duhet të jetë moral o popull sudedashës.
Ndryshe?
Do presim “revolucionin” e Sudeve në shtator…….
Upssss,
Se desh harrova.
Pasi të jenë nxirë te Vila në Hamallaj.
Flini gjumë, se shtatori vjen shpejt

Burimi/Facebook


Leave a Reply