Ky është libri i fundit që mora para dy ditësh nga shtëpia botuese Edlora në Tiranë.Me këtë rast falnderoj Z.Edlira Kame Kallupi për bashkëpunimn prej një çerek shekulli.
Tani po postoj njërën nga poezit.
Akacia.
Akacia bujare
e ka hapur derën.
Me lule të bardha,
e priti pranverën.
Mikeshat i vajtën,
herët në agim.
Një bletë puntore,
Pickoi lapsin tim.
Gumzhijnë,këndojnë,
këtë unë nuk e di.
Nektarin kërkojnë,
e fshehin në gji.
E pyeta një bletë:
Pse je kaq e pasur?
Më tregoi dorën:
“Shiko sa e pastër!
Nuk vjedh një grimë,
shikoj koshin tim.
Po të ishte ndryshe,
s’ngrihem në agim.
I thashë”Budallaqe!
-ashtu me ironi:
Hajde në Tiranë ,
të lozësh me flori.”.
Të isha hajdute,
s’isha kjo që jam.
Jam bleta,puntore,
diellin në ballë kam.
Burimi/Facebook


Leave a Reply