Nga Gjovalin Progni
Sot, së bashku me bashkëshorten time, Katrinën, vizituam qytezën e lashtë të Gurit të Bardhë në Mat!
Qytezë në të cilën gjendet shtëpia ku para 459 vitesh, lindi Pjetër Budi.
Guri i bardhë, në të cilin gjen edhe sot e kësaj dite kalldrëme mbi 500 vjeçare, në shekullin e XV, renditej pas Shkodrës dhe Prizrenit për nga numri i shtëpive të banimit dhe vlerave që mbart.
Kjo qytezë me ktë histori të pashoqe, sot është e banuar nga një numër shumë i vogël familjesh dhe disa kulla që po rrënoheshin çdo ditë e më shumë.
Edhe këto familje që gjindeshin aty, kryesisht banoheshin vetëm me pleq e plaka , pasi të rinjtë kanë marrë rrugën e kurbetit.
Por ajo që nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon është historia e lavdishme e kësaj qyteze dhe e malësorëve të kësaj treve që lindi, rriti dhe shkolloi shkrimtarin dhe bariun shpirtnor, Pjetër Budi.
Budin, meshtarin dhe patriotin e devotshëm.
Budin, poetin dhe prozatorin e parë të letrave shqipe.
Budin, heroin që dha jetën për fjalën shqipe.
Tek porta e oborrit të kullës së BUDIT ishte vendosur një pllakat ku ishte shkruar, ” Shtëpia e Xhemal e Sofije Boda”, pyeta dhe më thanë se trashëgimtarët e Budëve të vjetër, gjatë pushtimit të gjatë osman, kur ndërruan fé, nga katolikë në myslimanë, muarën mbiemrin Boda.
Është e trishtë kur shef se shtëpia e Pjetër Budit, ndonëse zyrtarisht është shpallur Monument Kulture, s’është bërë asgjë nga shteti për restaurimin, apo mirëmbajtjen e saj, siç është bërë me shtëpitë ku kanë punuar e vepruar, Ismaili apo Dritëroi.
Shpresojmë që në të ardhmen, dikush të kujtohet për tempullin Budi dhe për qytezën e Gurit të Bardhë e cila do të ishte një destinacion shumë i rëndësishëm turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.




Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply