Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan ka vitituar sot Tiranën dhe Beogradin, ku është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në të dyja vendet u prit shumë përzemërsisht, me përqafime dhe fjalë të zgjedhura.
Edi Rama theksoi në Tiranë raportet shumë të mira dhe vëllazërore me Emiratet. Ai tha se sot priti “mikun e vjetër dhe të shtrenjtë të popullit shqiptar”. Gjatë takimeve është biseduar edhe për shumë projekte…
Pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Emirateve shkoi në Beograd, ku Vuçiqi e quajti si një nga udhëheqësit më me ndikim botërorë dhe “një vizionar”.
Vuçiç tha se sot në Beograd ka pritur një mik të Serbisë. Kjo vizitë është një konfirmim i fortë i besimit të ndërsjellë mes Serbisë dhe Emirateve, është miqësi dhe partneritet strategjik që është zhvilluar prej vitesh.
Sipas tij, me sheikun kanë biseduar për bashkëpunim, investime në sektorë të ndryshëm dhe projekte specifike në infrastrukturë, energji dhe turizëm.
Se sa do të investohet në Shqipëri dhe Serbi dhe cilat do të jenë rezulttet e viztave, do të shohim në të ardhmen.

Burimi/Facebook


Leave a Reply