(e trazueme sa s’ka)
…ne vitin 1976 me erdhi flet thirrja per kursin e oficerave rrezerviste ne korpusin e Shkodres.
Ishte nji dite e trishtueme per mua, e urreja uniformen e gelber me kopsa te mbylluna ne fyte.
Vendosa te mos shkoj, me gjith pressionin qe me bashin prindet nga friga e ndonji ndeshkimit te pushtetit.
E kisha ba mendje top mos me shkue.
Diten qe duhej te paraqitesha nuk shkova.
Te nesermen me thirri sekretari i partise qe mbasi me pyeti pse nuk je paraqite e kur mori vesh se justifikimi jem ishte se nuk kam aftesi fizike per ate pune, filloi te me kercnonte.
Justifikimi jem se nuk kam aftesi e terboje.
Ika ne shpi shum i merzitun por edhe i vendosun se nuk do te shkoj ne kurs.
Te nesermen me erdhi telegrammi te paraqitesha ne komitetin e partise.
Me telegram ne dore un paraqita te dezhurni i cili me mori e me shoqnoje deri te zyra e nji sekretarit.
Ai pa’ me ftue te ulesh hiç me pyeti; ti je Engjell Miculi ?
Po i thashe.
Pse nuk je paraqite ne korpus per kursin?
I njajti justifikim; – i thashe shoku sekretar nuk kam aftesi fizike per me krye ate detyre.
O Zot si u inatos si shejtani, ja futi me grusht tavolines sa kcyen perpjete tana lapsat qe kishte mbi tavoline.
Nuk e kupton qe ky asht urdher ? Nuk ekupton qe mbrojtja e atdheut asht detyre mbi detyrat ?
A e din ti ça ka thane shoku Enver?
E blabla bla.
Ti don te thyesh urdherin e tije ?
Mora guximin e i thashe; jo shoku sekretare nuk due te thej urdherin e komandantit e as ti shmangem detyres se mbrojtjes te atdheut , por un mendoj qe ate detyre mundem me ba ma mire si ushtare i thjeshte.
U zverdh ne ftyre, u ngrit ne kambe e mu çakrrua, pse partia jone asht e marre qe nuk i din aftsit tua?
Pse nuk e din ti se partia din ma shum se ti ?
O do shkosh ne kurs ose do shkosh te fleshe ne degen e mrendeshme dhe fap vuni doren mbi receptorin e telefonit e po priste reagimin tem.
Jo jo shoku sekretare, mbase partia ka vendose po iku ne shpi e neser ne mengjes jam ne korpus.
Jo neser por qe tani dhe do informohem kur je paraqite…kupton.
Si urdhnon, po iku qe tani.
Kur dola ne korridor gjith me shikoshin me sy hapun si lopa ne brrake sepse kishin ndigjue çjerrjet e sekretarit.
Ika qyshe ate dite ne korpus.
Aty gjeta shum intelektual te njoftun e te pa’ njoftun.
Aty gjeta edhe shokun tem Hamdi Hoxha (RIP) me te cilin na lidhte nji shoqni e sinqerte.
Hamdia ishte nji burre i paqte e i sjellshem. E sulmoshin shum spese ishte kushri me Eles Hoxhen, nji klerik i shkolluem e i ditun qe rregjimi e mbajti burgje e vetem se ishte i shkolluem jashte. Nuk ishte ne gjenje ti bante keq as nji mize.
Por rregjimi njerzit e shkolluem jashte i kishte frige.
Kam shum kujtime me Hamdine, por nuk asht vendi ti shkruaj ktu.
Gjeta edhe profesorin tem shum te dashtun Stanko Kersto.
Prof. Stanko kishte nji jave qe ishte martue me nji grue te njoftun ne Shkoder per bukurine e saje.
Shtritnit e kapanonit ishin tip marinar si ne gjith ushtrine. Rasti e solli qe me prof. Stankon te flenim siper te dy buz njani tjetrit.
Nji nate prof. me pyeti; Ejll si tia baj me ike me fjet ne shpi.
Ike ti prof. se mendoj un’. Sapo ikte ai un’ merrsha dy çantat e shpines e dy kundragazat dhe i futsha nen batonia ne kevatin e tije.
Pernate kishim kontroll me pa se mos ikte dikush ne darke.
Per fat kontrolli u futte ne kapanon dhe nga korridori me letrik shikoshin mos ka nonji krevat bosh por u afritshin vetem po pane se krevati ishte i pa’ prishun.
Kshtu qe prof. bante muejin e tij te mjaltit i qete per nate ne shpi.
Nji nate bashke me nji shok te kursit muerme leje dhe shkueme ne teatrin Migjeni me pa nji drame.
Kur u kthyeme ishte vone, çajin qe na kishin ruejte shoket e derdhme sepse ishte ftofe, hagrem vetem buk me marmellate.
Rame me fjete.
Rreth ores dy mas mjesnate, çohem i tmerruem nga krevati, diçka me kishte ba rreaksion, me sa duket marmalata kishte ken e mykun.
Tempratura e trupit ishte e tmerrshme, me dukej se me kishin fute ne nji furre te ndezun buket.
U ula me shpejtsi prej shtratit e u nisa me dale ne oborr per tu fute nen çesmen e ujit.
Nuk arrita te baj as 20 metra e rashe pertoke ne koma.
Fati i madh e deshti qe korpusi ishte afer me spitalin dhe shoket me kishin marre ne batanie imrovizueme si barrele e me çuan ne spital.
Mbas disa oresh dal prej komes, hapi syte me gazep kur shoh kater pes persona me bluza te bardha mbi mua.
Heu thom me mendjen teme ça me gjeti qe bluzat jeshile te ushtarakeve me duken te bardha ?
I frigsuem i mbylli syte e i hapi prape avash avash, prape uniforma te bardha.
Doktori me therriste, Engjell Engjell.
Mblodha forcat e pyeta ku jam?
Je ne spital me thane por mos u merzit sepse rreziku ka kalue.
Dikush filloi t’me pyeste, i mbylla syte i lodhun e i thashe due te flej doktor…
Te nesermen doktori erdhi shum heret.
Ishte nje burre rreth te pesdhetave, shum i pashem e fisnik ne sjellje.
Infermjeret me thane se asht prof. Drini Ohri, ish zavendesminister i shnetsise se republikes shqiptare.
Dite ma vone mora vesh se ne Shkoder e kishin pru per denim.
Prof. Drini me vizitonte çdo dite dhe nuk mjaftohej veç me viziten por i pelqente te bante muhabet me mua.
Filloi kshtu nji miqsi e bukur shum, mjek-paciente.
Mue ky person me ishte fute ne zemer.
Kur erdhi dita me dale nga spitali, e pyeta prof. Po sikure kjo fatkeqsi te me ndollin dikun larg spitalit ne nji vend te izoluem ?
Prof. me tha; Engjell i kam ba gjitha analizat por asgja nuk kena kuptue per shkakun. Prandaj ti duhet te mbashe gjithmone nji gjylpane ne xhep me vedin.
Po e pe te nevojshme banja vedit.
Me dha nji shiringe gjyse metalike e mbyllun ne nji kuti te vogel metalike per mos tu damtue.
Me dha edhe gjylpanen ‘ultrakorten’ quhej.
U ndame me prof. Drinin si dy miq te mire edhe pse mosha jone ishte e ndryshme.
Isha rreke me imagjinue me hamendjen teme; per çfare arsyet ishte denue ky njeri fisnik, por nuk gjeja asnji arsye.
Per mue mbeti enigme, nuk kisha guximin ta pyesja.
Te vetmen arsye te denimit intuità jeme e gjeti te pashia e kultura e tije…dhe mendoshta se dikush atije nalte, asht ba xheloz ma shum sesa duhet per shoqnimin me gruen e nonji shokut te partise atje larte.
Mbas nja dy tre vjetesh, per fatkeqsin tone baba smuret e shtrohet ne spital.
Ishte shum keq, nji dite doktoret me thone se ka pak shpresa.
I turullosun nga ky lajme e jo krejte i vetdishem pyes per Prof. Drinin.
Me thane se asht ne shpi.
Pa u kujtue aspak qe asht kohe dreket, me lot ne sy u nisa te shpia e doktorit…jetote ne nji shpi shum te bukur qe ma vone ma spieguan se kishte kene shpia e nji tregatri te pasun shkodrane.
Ket shpi e kishte shtetzua rregjimi i proletariatit, para se te shkonte prof. Drini aty kishte jetue edhe sekretari i pare i partise se rrethit.
Ngjita shkallet dhe i rashe zilit, ma hapi vete professori.
Kur me pa mbet i habitun oooo Egjelli, hyn me tha.
Jo prof. i thashe nuk kam kohe por kam nji nevoje te madhe.
Hyn hyn me tha se bisedojme brenda.
Mas qe i tregova gjithçka, kam deshire ta vizitoni ju prof. i thashe.
Shikoj oren, do hame dreken dhe pastaj shkojme.
Jo ne asnji menyre, kundershtova un’ i skuqun deri ne vesh sepse e kuptova qe nuk ishte kene e arsyeshme ky momente dreket me shqetsue prof.
Nuk ka diskutim me tha me za te preme.
Konsumueme dreken e thjeshte por shum te shishme me ka nji putir te vogel rakiet.
Profesori u ngrit shikoje edhe nji here oren e me tha; ik tani Engjell e me prit te babai se nuk vonoj e vi edhe une.
Ashtu u ba dhe doktori nuk voni me ardhe, e vizitonte per dite por gjithçka ishte percaktue nga i plotfuqishmi i gjithsise.
Diten e fundit me tha; Engjell merre Gjonin(baban) çoje ne shpi se ka deshire te vdesin ne shpi.
Ne mos gaboj ne vitin 81-82 un caktova me punue ne kantierin e ndertimit te hekurulles Lezhe-Shkoder.
Per knaqsine e veçante temen aty gjeta edhe shokun tem prof.dokt. Ilir Ohrin djalin e prof.dokt. Drini Ohri.
Nji tjeter mik i shtrejte njeri fisnik e i pa’ krahasueshem.
Mbas disa kohe ai iku ne Tirane e un mora rrugen e veshtire te emigrimit.
Jeta na ndau me distancen por jo me miqsine e kujtimet tona te bukura.
Nji dite, para nji vitti e pak, atje large ne mergim mora lajmin e idhte se zemra fisnike e Ilir Ohrit kishte pushue se rrahuni.
E qava me lot e zemer.
Pushoshi ne Paqe o njerz te rradhe. Zoti e bekofte shpirtin tuej te arte.
Burimi/Facebook


Leave a Reply