Luftime dhe bombardime serioze në Siri! Mediat njoftojmë se në luftime mes forcave kryengritëse të Druzi dhe forcave qeveritare në Suweida të Sirisë është përzier edhe Izraeli. Si pasojë e luftimeve flitet për mbi 100 ushtarë të vrarë sirianë, por edhe shumë kryengritës…
Njoftohet edhe për raketime izraelite në kryeqytetin sirian, Damask, duke goditur drejtpërdrejt Sheshin Umajad. Forcat izraelite njoftojnë për sulme ndaj Qendrës së ushtrisë siriane në afërsi të Presidencës.
Për momentin shumë të dhëna nuk janë të sigurta. Por pamjet dramatike u transmetuan live edhe në televizion, duke sjellë skena paniku dhe pasigurie të madhe mes qytetarëve.
Njoftohet se ka edhe viktima dhe të plagosur në këtë sulm, por ende nuk është dhënë një bilanc zyrtar për dëmet materiale apo humbjet në njerëz.
Sheshi Umajad konsiderohet një nga zonat më të rëndësishme strategjike dhe simbolike të Damaskut.
Ngjarja është në zhvillim.
Burimi/Facebook


Leave a Reply