“Kam lexuar shumë libra, por shumë prej tyre i kam harruar. Dhe ne fakt cili është qëllimi i të lexuarit?’
Ishte kjo pyetja që një nxënës i bëri një herë Mësuesit të tij.
Mësuesi nuk iu përgjigj menjëherë atë çast. Pas disa ditësh, ndërsa të dy qëndronin ulur buzë një lumi, Mësuesi tha se kish etje dhe i tha nxënësit të mbushte pak ujë duke përdorur një sitë të vjetër dhe të pisët që gjendej aty përtokë.
Nxënësi u shtang, pasi natyrisht kjo ish një kërkesë pa pikën e llogjikës. Gjithsesi, ai nuk mund ti kundërvihej Mësuesit të tij, ndaj mori sitën filloi ta zbatojë këtë detyrë absurde. Sa herë që e zhyste sitën në ujë për të nxjerrë ujë që t’ia çonte Mësuesit, pa bërë ende as një hap drejt tij dhe menjëherë në sitë nuk ngelej asnjë pikë ujë.
E provoi dhe riprovoi dhjetëra herë, por edhe pse përpiqej të vraponte sa më shpejt nga bregu deri tek Mësuasi i tij, uji derdhej nga vrimat e sitës dhe humbiste rrugës.
I rraskapitur u ul pranë Mësuesit dhe i tha: “Nuk arrij të marr ujë me këtë gjënë. Të më falni z. Mësues, është e pamundur, unë dështova ta kryej këtë detyrë.”
“Jo, – iu përgjigj plaku duke buzëqeshur, – ti nuk ke dështuar. Vështroje sitën, tani është si e re. Uji duke filtruar përmes vrimëzave të saj e pastroi më së miri.”
“Kur lexon libra, – vazhdoi Mësuesi, – ti je si ajo sita, ndërsa ata janë si ujët e lumit. Nuk ka rëndësi që nuk arrin ti mbash në kujtesë gjithë ujët që ata bëjnë të përshkojë ty, sepse librat gjithsesi, me idetë e tyre, emocionet, ndjenjat, dijen dhe të vërtetat që do gjesh mes faqeve të tyre, do të pastrojnë mendjen dhe shpirtin tënd dhe do të të bëjnë një njeri më të mirë dhe të ripërtërirë. Ky është qëllimi i të lexuarit.”
Burimi/Facebook/Miku i Librit


Leave a Reply