Për qëndrimin në heshtje kur në fakt duhet të kisha folur.
Për tolerimin e gjërave që kurrë nuk i meritova.
Për të qënurit shumë e sjellshme me të tjerët, duke harruar sa e rëndësishme ishte të mbroja zemrën time.
Kam falur pa limit, mirëkuptime, mundësi të dyta..
Sepse besoja tek mirësia e njerëzve.
Por kohët e fundit kam parë të vërtetën:
Isha aq e zëne duke u kujdesur për të tjerët, që harrova si të kujdesesha për veten.
Tolerova mungesë respekti, ndërkohë që qeshja me dhimbje.
Vazhdova të dhuroj dashuri pa limit, edhe kur tashmë askush nuk e vlerësonte.
Dhe duke bërë kështu, humba pjesë të vetes, nën gjithë mirësinë që shpërndaja.
Meritoj diçka më të mirë se heshtja.
Më të mirë se braktisja e vetes.
Se të mbajturit përsipër dhimbjen vetëm e vetëm që të tjerët të mos shqetësohen.
Andaj sot i kërkoj falje vetes.
Jo me ndjesi faji, por me vetëdije.
Me premtimin për të qënë po aq e sjellshme me shpirtin tim, sa pata qënë me gjithë të tjerët.
Sepse të jesh i mirë nuk do të thotë të jesh bosh.
Duhet të ketë kuptimin e mençurisë.
E të qënurit në ekuilibër, plot.
Dhe nga sot zgjedh këtë:
Për mua, përpara se për gjithkënd tjetër.
Burimi/Facebook/Ofendimi qe vjen nga Balta nuk te ben Pis


Leave a Reply