Para pak kohe, pas dymbëdhjetë vitesh martesë, gruaja ime më tha diçka që nuk e prisja aspak:
— Dua të ftojësh një grua tjetër për darkë… dhe në kinema.
U shtanga. Por ajo shpejt sqaroi:
— Të dua, por e di që ka një grua tjetër që të do pafundësisht… dhe që e meriton të kalojë një mbrëmje me ty.
Ajo po fliste për nënën time. E ve prej nëntëmbëdhjetë vitesh. Dhe mes punës, shtëpisë dhe tre fëmijëve tanë, mezi gjeja kohë për ta vizituar.
Po atë mbrëmje, e mora në telefon:
— Mami, po mendoja… ndoshta do të të pëlqente të dilnim për një darkë… edhe për një film.
— Ka ndodhur gjë? Është gjithçka në rregull? — më pyeti menjëherë, me një ton të shqetësuar. Mamaja ime është nga ato që kur bie telefoni vonë, gjithmonë druhet se po ndodh diçka e keqe.
— Çdo gjë është në rregull, Mami. Thjesht dua të kaloj pak kohë me ty.
Ajo heshti për pak çaste. Pastaj më tha butë: — Kam kohë që e kam ëndërruar këtë…
Të premten, dola nga puna dhe shkova ta marr. Isha pak nervoz, pa e ditur pse. Kur arrita, ajo më priste që jashtë. Kishte veshur një pallto mbi supe, flokët i kishte mbledhur bukur dhe kishte veshur atë fustanin që e ruante nga përvjetori i martesës me babain tim.
— U thashë shoqeve që po shkoj për darkë me djalin tim. U impresionuan shumë! — më tha duke buzëqeshur ndërsa hipte në makinë.
Drekën e kaluam në një restorant të vogël, të ngrohtë. Ajo ecte krah meje, e mbështetur tek krahu im, si një zonjë e parë. Unë i lexoja menunë, sepse sytë e saj nuk i dallonin më germat e vogla. Ajo më shikonte me përkëdheli.
— Më parë isha unë që të lexoja menutë ty kur ishe i vogël — më tha me emocione.
— Tani është koha që me dashuri të të kthej gjithçka më ke dhënë — iu përgjigja.
Ishte një darkë e qetë, e mbushur me biseda të thjeshta, që ngrohin shpirtin. Foluam për gjithçka: jetën, kujtimet, gjëra të rëndomta e tema të thella. Ishim aq të përfshirë në bisedë… sa vonuam për në kinema.
Kur e çova në shtëpi, më tha:
— Herën tjetër, unë të ftoj. Dhe unë paguaj, eh?
— E pranuar me kënaqësi — i thashë me buzëqeshje.
— Si shkoi? — më pyeti gruaja kur u ktheva në shtëpi.
— Më mirë se sa kisha imagjinuar — iu përgjigja.
Disa ditë më vonë… mamaja ime ndërroi jetë. Papritur. Nuk pata më mundësinë të bëja asgjë tjetër për të.
Pak ditë më pas, mora një zarf. Brenda tij ishte një kopje e faturës së restorantit… dhe një shënim me dorën e saj:
“𝐄 𝐤𝐚𝐦 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐩𝐫𝐚𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐚𝐫𝐤ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐭ë 𝐝𝐲𝐭ë. 𝐍𝐮𝐤 𝐞 𝐝𝐢𝐣𝐚 𝐧ë𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐝𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐬ë𝐫𝐢𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐭𝐲, 𝐩𝐨𝐫 𝐧ë𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡… 𝐤𝐚𝐦 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩ë𝐫 𝐝𝐲: 𝐩ë𝐫 𝐭𝐲 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐠𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐭ë𝐧𝐝𝐞. 𝐍𝐮𝐤 𝐝𝐢 𝐬𝐢 𝐭ë 𝐭𝐚 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐬𝐚 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐦ë 𝐤𝐚 𝐯𝐥𝐞𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐚𝐣𝐨 𝐦𝐛𝐫ë𝐦𝐣𝐞. 𝐁𝐢𝐫𝐢 𝐢𝐦, 𝐭ë 𝐝𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐳𝐞𝐦ë𝐫.”
𝐾𝑢𝑗𝑑𝑒𝑠𝑢𝑛𝑖 𝑝ë𝑟 𝑝𝑟𝑖𝑛𝑑ë𝑟𝑖𝑡 𝑡𝑢𝑎𝑗.
𝐽𝑎𝑛ë 𝑡ë 𝑣𝑒𝑡𝑚𝑖𝑡 𝑞ë 𝑗𝑢 𝑑𝑢𝑎𝑛 𝑝𝑎 𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑒, 𝑞ë 𝑔ë𝑧𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑚𝑒 𝑡ë 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒𝑡 𝑡𝑢𝑎𝑗𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑛ë 𝑛ë ℎ𝑒𝑠ℎ𝑡𝑗𝑒 𝑘𝑢𝑟 𝑗𝑢 𝑗𝑒𝑛𝑖 𝑘𝑒𝑞. 𝑀𝑜𝑠 𝑖 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑜𝑛𝑖 𝑣𝑒𝑡ë𝑚 𝑝ë𝑟 𝐾𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑙𝑖𝑛𝑑𝑗𝑒 𝑎𝑝𝑜 𝑑𝑖𝑡ë𝑙𝑖𝑛𝑑𝑗𝑒. 𝑆𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑛𝑗ë 𝑑𝑖𝑡ë… 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡ë 𝑗𝑒𝑡ë 𝑠ℎ𝑢𝑚ë 𝑣𝑜𝑛ë.
— Nga ALZtivista (mbështetje për sëmundjen Alzheimer)
Burimi/Facebook/Grua


Leave a Reply