Me që këto ditë kemi diskutuar për pianot e Shkodrës mu kujtua një histori që tregonte se para pianove ka patur instrumenta edhe ma të vjetra se ato. Një ditë kur po vizitoja Muzeun Historik të Shkodrës, në pjesen e poshtme të tij pashë një instrument muzikor që mua mu duk si piano. Ishte mjaft e vjeter, një relike e çmuar por edhe e mbajtur jo keq. Ky instrument quhesh “armonium” që më përpara ishte përdorur në kishat e gjithë botës katolike. Si instrument ka poshtë pedale, sepse zëri del nga ajri që kalon nëpër gjuhëza metalike, proces që ndodhë edhe në fizarmo¬nikë. Ky instrument ka të shkruar në kapakun e sipërm Wien, dhe viti 1860, kur dihet se pianoja u demonstrua gjatë shekullit të 18-të në shkollat vieneze, që përfshinte Johann Andreas Stein (i cili punonte në Augusburg , Gjermani) dhe krijuesit vienezë Nannette Streicher (vajza e Johann Andreas Stein) dhe Anton Valter.I pyeta ato muzeumit se çfarë është ky instrument dhe ato nuk diten të më jepnin asnjë përgjigje por më thanë që këtë instrument e kanë sjellur këtu murgeshat dhe asgja ma tepër. Më mbeti në mendje.
Kur kam shkruar biografinë e Pjetër Dungut , kompozitorit, studiuesit të muzikës, “Artist i merituar”, autori i “Lyra shqiptare”-një vëllim antologjik, me vlerë të veçantë për etnomuzikologjinë shqiptare, e para përmbledhje me këngë popullore shqiptare,më kishte mbetur në memorje se ai kishte pasur një armonium që kishte kompozuar kushedi sa këngë me te Ndërsa mbyllte sytë, më 1989, i la si trashëgim Kishës katolike, harmonian e tij, me amanetin që në tastierën e saj, ku s’luanin më gishtat e vdekur të të zotit, të inter¬pretohej muzika e Meshës së parë, që do të kremtonte rikthimin e Zotit. Amanetin ia plotësuan familjarët ku në Meshën e parë të mbajtur në Shkodër është luajtur me harmo¬nian e tij, me shpresën dhe besimin e patundur në fitoren përfundimtare të Zotit.
Mbasi e pashë në museum këtë harmonium dhe në kërkim të relikeve të Pjetër Dungut dhe harmoniumit mora në telefon të birin e tij, që jetonte në Durrës, Pol Dungun. E pyeta se ku ishte harmonium i Pjetër Dungut dhe se çfarë relikesh kishin mbetur nga krijimtaria e Pjetër Dungut. Nga i biri, Pol Dungu, ruhet me fana¬tizëm arshiva që ka krijuar kompozitori i madh shkodran P. Dungu, në qytetin e Durrësit ku jetoi e punoi. Janë ruajtur partiturat origjinale të shumë kompozimeve që ai ka bërë, si hymni i shkollës “Illyricum”, hymni i skuadrës amatore të futbollit “Juventus”, krijuar në Shkodër, partitura të tjera orgjinale.Ai me tha që të gjithë krijimtarinë e P. Dungut do ta dërgonte në Biblioteken e Kishës françeskane Për armoniumin ai më tha që ja kishin dhënë Kishës së Madhe në Shkodër dhe atij i vinte shumë keq që nuk e dinte se ku ndodhej ky instrument duke e menduar të humbur. Kur unë i tregova foton e harmoniumit që kisha marrë nga muzeumi dhe atij ju ba shumë qejfi që nuk kishte humbur.
Po si kishte ra në dorë të kompozitorit Pjetër Dungut ky armonium? Këtë ja kishte dhuruar Dom Anton Zoga, famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit, meshtar jashtëzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, që u burgos e u torturua mizorisht. Kjo ndodhi në atë kohë kur ishte burgosur Imzot Vinçens Prendushi, fran¬çeskan, Ipeshkëv i Durrësit, poet i ëmbël, që u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë. Dom Antoni i vetëdijshëm se do të burgosej si këshilltar i V. Prendushit, mendoi që ky instrument të ishte në dorën e një profesionisti të ndershëm siç ishte Pjetër Dungu.Me këtë armonium ai punoi për shumë vite ku kompozoi krijime tepër të bukura me motive shqiptare
Më vjen tepër keq që drejtuesit e Muzeumit të asaj kohe edhe kur ju tregova historinë e këtij armonium dhe ju thashë që do ju a sjelle të shtypur për t ja spjeguar atyre që do vizitojnë Muzeumin, jo vetëm që ndenjen shumë indiferent por as ma kërkuan kurrë këtë histori. Dhe atje e vetmuar pa histori rrin armoniumi ku kompozitori i shquar Pjeter Dungu kompozoi aq shume krijimtari muzikore.

Burimi/Facebook


Leave a Reply