Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , e quan sulmin hakmarrës të Iranit “shumë të dobët”.
Në një postim në faqen e tij online Truth Social, ai konfirmon se kishte pasur paralajmërim paraprak nga Teherani dhe se askush nuk është lënduar. “Gjëja më e rëndësishme është që ata e kanë nxjerrë këtë nga ‘sistemi’ i tyre dhe shpresojmë se nuk do të ketë më URREJTJE.”
Irani ka sulmuar bazat amerikane në Katar dhe Irak. Nuk ka pasoja në njerëz.
Trump vazhdon: “Ndoshta Irani tani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë.”
Me një fjalë, Trumpi bën thirrje të hapur për paqe dhe shton se Amerika nuk e ka në plan të risulmojë. Madje thotë se do të ndikojë edhe tek Izraeli…
Shpresohet që këtë thirrje për paqe ta kuptojë mirë edhe regjimi në Teheran.
Ndryshe, Kuvajti dhe Bahreini kanë rihapur hapësirën e tyre ajrore. Aeroporti i Dubait gjithashtu njofton se do të rifillojë punën…
Burimi/Facebook


Leave a Reply