Ti do vije i dashur, ti do vije
Mbi një varkë do vozisje si një Odise
Dhe unë Penelopa jote e përjetshme
Lëmshin e pritjes do ta tresja në re.
Të prita pafundësisht, të prita si unë
Si ugari i çarë nga etja, pikat e shiut
Netëve të thella rikrijova ca ëndrra
Ku rilind dhe mbytë veten njeriu.
Ti do vije i dashur, ndërsa dielli zhuriste
Dhe një copëz dielli do ma ktheje në shtrat
Ku hiret e një vashe, ashtu nëpër gjumje
Përvëlohet etshëm nëpër natë.
Ti do vije i dashur, ti do vije
Dhe kur mendova se më preve në besë
Edhe kur celulari më, nuk cicërin
Ti do vije i dashur se unë të pres!
NB
Burimi/Facebook
Leave a Reply