A keni menduar ndonjëherë të ikni prej Gjermanisë dhe pse? Me këtë temë merret një studim, me rreth 50.000 të huaj ku dalin disa rezultate shumë të çuditshme: 26% e të huajve e kanë menduar të ikin nga Gjermania. Shumë prej tyre duan të kthehen në vendlindje e të tjerët duan të shkojnë diku tjetër (Zvicër, Amerikë, Spanjë…), ku ka kushte më të mira për jetë dhe rroga më të mira.Por VETËM 3 % vërtet kanë plane konkrete të ikin nga Gjermania. Ka dhe dallime shumë të mëdha mes punëtorëve me kualifikime dhe pa kualifikime. Gati 40% e punëtorëve të kualifikuar e kanë menduar ndonjëherë të ikin, ndërsa tek ata pa kualifikime përqindja është shumë më e vogël.
Po pse duan të ikin njerëzit nga Gjermania: Merzia për familje, tatimet e larta dhe burokracia, rrogat e vogla, çmimete larta, amotsfera e ftohtë në Gjermania, diskriminimimi në punë etj etj. Ka shumë shkaqe.
Po ju, tregoni drejt: A keni menduar të ikni nga Gjermania dhe pse?
Burimi/Facebook


Leave a Reply