DIVERSITETE
O njerëz të mirë
Eni ju lutem
Megjithë mendimet e ndryshme
Në këtë botë
Ka vend për të gjithë
Dhe pranohet
Kontributi i të gjithëve
–
Eni
Eni o njerëz
Rrugëve të ndryshme
Me ide të ndryshme
Eni e kontribuoni!
Stubëll, 13 janar 2013
EMRI MË I BUKUR
Emri më i bukur
Në mbretërinë tonë
Dhe në mbarë botën
Është emri i Nënës
Po
Shpesh Nëna
Është e vetmja qenie
Që ka dashuri të mirëfilltë
Shumë të pastër
Për të gjithë bijtë
–
Gëzuar
Nënë
Gëzuar!
Stubëll, 13 janar 2013
RRUGË TË MBARË
Rrugë të mbarë
Populli im
Kudo qofsh
E kudo shkofsh
Imazh të mirë të tregosh
O populli im i lashtë
I shenjtërueshëm
I bekuar
Plot e përplot
Me tradita dashurie
Rrugë të mbarë
O populli im shqiptar
Me bij e me bija
Të denjë e të nderuar
Çlirimtarë!
Stubëll, 13 janar 2013
BALLËLARTA ME FLAMUR
Shiheni të gjithë
O njerëz të mirë
Nbretëresha ime e bekuar
Në fronin e shenjtë të Shqipërisë
Është ballëlarta me flamur
E dashur
Dhe krenare
Gjithmonë!
Stubëll, 13 janar 2013
VULË HISTORIKE
Unë me mbretëreshën
Në fronin aerbëror
Kemi vënë një vulë
Historike
Plot dashuri
Besë
Optimizëm
E suksese
Gëzuar!
Stubëll, 13 janar 2013
SI ZOGJË
Në qiejt e dashurisë
Mbi të gjitha relievet arbërore
Bij e bija
Të farës sonë
Fluturojnë
Gëzueshëm
Plotësisht të lirë
Plot me krenari
Stubëll, 13 janar 2013
S’DI
Më thërrasin në të gjitha anët
Në valle klnaqësie
Meditoj
Duke menduar mirë
S’di
Nëse më dalin rreziqe
Hezitoj
Të shkoj
Stubëll, 13 janar 2013
MË TË MIRËT
Unë me mbretëreshën
Në të gjitha garat e dashurisë
Shpallemi kampionë
Gjithmonë
Më të mirët
Stubëll, 13 janar 2013
BRENDA BASHKËPUNIMIT
Po
Është krejt e arsyeshme
Që brenda bashkëpunimit
Lindin dashuri
Lidhje jetësore
Vazhdojnë
Deri në përjetësi
Stubëll, 13 janar 2013
ECNI
O njerëz të mirë
Mos ngurroni
Ecni
Eni bashkë me ne
Në historinë e re
Na pret e lumja dashuri
Stubëll, 13 janar 2013
ÇFARË THONË ATA?
O njerëz të mirë
Para se të fillojmë bashkë
Duhet ta dijmë mirë
Si thonë
Dhe çfarë thonë ata
Stubëll, 13 janar 2013
VETËM NJË RRUGË
Për të arritur në fronin e dashurisë
Ishte vetëm një rrugë
Po
Me mbretëreshën e kemi kërkuar
Dhe e kemi gjetur
Ishte rruga e njerëzisë
Me lule mirësie
Stubëll, 13 janar 2013
NË KËNGËN E ZEMRËS
Është e vërtetë
Në këngën e zemrës jemi gjetur
Rreth zjarrit të dashurisë
Jemi ngrohur
Dhe jemi ngjitur
Në mjaltin e dashurisë
Gëzuar!
Stubëll, 13 janar 2013
S’KA PËRSE
Ju lutem
Mos më falënderoni
S’ka përse
Sepse është zemra juaj
Ajo që e ka gjetur dashurinë
Është hapur
Dhe i ka gjetur vend
S’ka përse
Të më falënderoni
Stubëll, 13 janar 2013
ME ZËRIN E ZEMRËS
Të gjitha këngët
Që këndohen
Me zërin e zemrës
Kanë ngjyrë dashurie
Dhe janë shumë t’ëmbla
Po
Me zërin e zemrës
Bëhen edhe të gjitha arritjet
Që na shtyjnë
Drejt prosperitetit
Stubëll, 13 janar 2013
ABSURDE PA FUND
Edhe në këtë stinë
Që s’e kemi besuar
Ndodhin shumë gjëra
Të papritura
Sfida me absurde
Medet
Pa fund
…
Stubëll, 13 janar 2013
JEP E MERR
Në këtë botë
Që të jemi në rregull
Me të gjitha intereset
Duhet respektuar
Dhe kultivuar
Reciprocitetin
Duke dhënë
E duke marrur
Stubëll, 13 janar 2013
VETËM KËSAJ RRUGE
O njerëz të mirë
Çerdhen e dashurisë
E gjejmë
Këndej
Po-po
Vetëm kësaj rruge
Eni!
Stubëll, 13 janar 2013
PËR SHUMË ÇËSHTJE
Duhet të presim
Edhe të durojmë
Gjithnjë
Deri në pafund
Të shpresojmë
E të besojmë
Stubëll, 13 janar 2013
U NDEZ
Një dashuri e fortë
E filluar në stinëne kaluar
Pas një pauze të gjatë
Sot u rindez
Sërish
Po vlon
Stubëll, 13 janar 2013
PO QESHË ZEMRA
Para valles së ëmbël
Të dashurisë
Kjo zemra ime
Ëndërrimtare
Po qeshë
Shumë gjallërisht
Stubëll, 13 janar 2013
RILINDJE
Në botën tonë
Ka prekur dora hyjnore
E mrekullisë
Çdo ditë ndodhin
Rilindje
Në dashuri
Stubëll, 13 janar 2013
U MUARËM VESH
Me yllin e jugut
Që shndëritë dy botëra
Sonte
U muarëm vesh
Do vezullojmë
Me freski
Në dashuri
Stubëll, 13 janar 2013
KA FILLUAR
Ylli i veriut
Duke shijuar dashurinë time
Është ringjallur
Dhe ka filluar
Të lëshojë rrezer
Anekënd Dardanisë
Gëzuar!
Stubëll, 13 janar 2013
RIPËRTËRITJE
Në botën time
Të prekur nga dora e mrekullisë
Po ndodhin shumë ripërtëritje
Sidomos në dashuri
Përpara!
Stubëll, 13 janar 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply