Një grua po jetonte një raport shumë të vështirë me bashkëshortin kur pësoi një arrest kardiak.
Ndërsa gjendej midis jetës e vdekjes, iu shfaq një engjëll që i thotë:
-Veprat e tua të mira dhe gabimet e tua janë në ekuilibër të përsosur. Nuk mund të hysh ende në Parajsë. Por nëse do, mund të kthehesh pas për disa ditë e të bësh atë që të mungon.
Ajo pranoi. Kur hapi sytë ishte sërish në shtëpi. Çdo gjë ishte identike. I shoqi flinte në divan, pa i thënë asnjë fjalë. Kishte kohë që nuk flisnin: ndanin vetëm një çati… dhe heshtjen.
E vështroi: i lodhur që hekuroste vetë rrobat e tij për të shkuar në punë. Provoi një përzierje krenarie dhe faji.
Mendoi:
-Ndoshta duhet të bëj paqe… por pse duhet të jem unë ajo që duhet të bëjë hapin e parë?
Dhe u zemërua akoma më shumë:
— Është ai që ndryshoi pasi e pushuan nga puna. Është ai që u ftoh, që filloi të bërtiste. Mbijetuam me atë pak që kishim. E tani duhet t’i kërkoj edhe falje?
Më pas dëgjoi përsëri zërin e engjëllit:
-“Kujto: dhe disa vepra të mira… dhe mund të hysh në Xhenet.”
Atë mbrëmje, ndërsa ai nuk ishte në shtëpi, ajo mori një vendim. Lau rrobat e tij, gatoi pjatën e tij të preferuar, vuri disa lule në tryezë, ndezi disa qirinj… dhe shkroi një letër:
“Mendoj se do të ishte më mirë të ktheheshe të flije në shtratin tonë. Në atë ku kanë lindur fëmijët tanë, ku përqafimet ishin një strehë. Nëse mund të më falësh, do të të pres atje.
Gruaja jote”.
Por sapo mbaroi, hezitoi. E grisi letrën dhe mendoi:
-U cmenda gjë? A duhet të kërkoj falje nëse ishte ai që shkatërroi gjithçka?
Më pas… kujtoi.
Kujtoi kur ai mbërriti me një letër dashurie të shkruar me dorë dhe një penel të ri për ta bërë që të kthehej të pikturonte. Kujtoi si me zemërim ajo i dogji pikturat. Si è quajti të dështuar, si u tall me ëndrrat e tij. Kujtoi që edhe ai kishte frikë. Që edhe ai kishte humbur çdo gjë.
Shkroi sërish letrën, por këtë radhë me zemër:
“Nuk dita të shoh frikën tënde. Nuk e kuptova sa të kushtoi të humbje atë punë. E lashë veten prehë të frustracioneve të mia dhe harrova ëndrrat e tua. Më fal. Të dua. Dua të të ndihmoj të jesh i lumtur.
Gruaja jote.”
Kur ai u kthye në shtëpi e hapi derën, ndjeu aromën e gjellës, muzikën në sfond, qirinjtë e ndezur… e pa letrën mbi divan.
Ajo doli nga kuzhina me darkën gati dhe e gjeti aty, të mbytyr në lot, si një fëmijë. E përqafoi fort. Nuk folën, vetëm u përqafuan.
Atë natë bënë dashuri si dikur. Qeshën, darkuan, kujtuan fëmijët kur ishin të vegjël… dhe për herë të parë, pas vitesh, u ndjenë vërtet në shtëpi.
Ai e ndihmoi të pastronte tryezën. Ndërsa lante enët, ajo vështroi jashtë dritares… dhe pa engjëllin ta priste në kopësht.
Doli duke qarë dhe i tha:
“Të lutem, mos ma merr tani. Nuk dua vetëm një ditë. Dua ta ndihmoj të pikturojë përsëri. Dua të rindërtoj atë çka shkatërrova. Premtoj që së shpejti ai do fillojë të buzëqeshë. Më pas… nëse dëshiron, mund të më marrësh me vete.”
Engjëlli i buzëqeshi dhe iu përgjigj:
“Nuk do të të çoj askund. Ti tashmë je në Parajsë. E krijove ti… me dashurinë tënde, me përuljen tënde, dhe me vendimin tënd për të falur.
Nga kuzhina, burri i saj i thirri me zë të lartë:
“E dashur, bën ftohtë. Eja të flesh… nesër është një ditë e re.”
Ajo buzëqeshi dhe mendoi:
“Po… falë Zotit, nesër është një ditë tjetër.”
Morali:
“Shumë ankohen për çka s’marrin…
por a e ke menduar ndonjëherë cfarë nuk jep?
Ndonjëherë akuzojmë të tjerët, pa parë veten sa herë kemi gabuar.
Duam paqen, por mbjellim pakënaqësi.
Duam dashuri, por ruajmë krenarinë.
Duam të ndryshojmë botën por nuk fillojmë nga shtëpia jonë.
Ferri nuk është përherë zjarr. Ndonjëherë është heshtje, mospërfillje, krenari.
E Parajsa?
Mund të jetë një shikim, një përqafim, një letër e sinqertë.
Parajsa nuk është një vend i largët.
Mund të ndërtohet edhe këtu, me duart e tua dhe … me zemrën tënde.
-WEB-
Përktheu Erida Petriti
Burimi/Facebook/Na ishte dikur/Fatmir Shqarri ·


Leave a Reply