Kësaj radhe me pak fjalë për Gentin, njërin nga Artistët më të shquar virtuoz në trojet tona shqiptare. Zotëron në mënyrë të përsosur artin e vet në shkallën më të lartë të mjeshtrisë, jo vetëm në instrumentet me tela: çifteli e sharki, por edhe në instrumentet frymore: Fyell, Klarinet, Saksofon etj…!
Kur i sheh dhe dëgjon gjeneratat e reja si Genti etj., duke kultivuar rrjedhshëm muzikën tradicionale folklorike, padyshim kjo t’jep me kuptu përfundimisht se folklori ynë gjallëron dhe nuk do të bie kurr.
Me dhuntinë që i ka falë Zoti, ky Artist na dhuron çdo ditë tinguj melankolik. Me talentin e tij ngado që shkon po i mahnitë gjithë artëdashësit jo vetëm shqiptar, por edhe në skenat gjithandej globit me performimet e tij skenike brilante.
Gjat egzekutimit në çifteli duket sikur po krijon simfoni me dy tela, duke nxjerrë tinguj magjik që rrallë i dëgjon veshi ynë.
Drenicaku i ri shkëlqeu qysh si i vogël në Ansamblin “Shote Galica” të Drenasit, shoqëri kulturore artistike e cila i dha shumë talente vendit tonë për dekada me radhë, kurse Genti sot po shkëlqen edhe në Ansamblin profesionist të Këngëve e Valleve “Shota”!
Gjyshi i Gentit, respektivisht miku ynë i hershëm, Baca Gani, i cili e mbajti gjallë për shumë vite Festivalin më të madh në vendin tonë, “RFBK-GLLOGOVCI”, është me fat që ka një nip kaç të talentuar.
Suksese në vazhdimësi Artist i vlerave, Gent Hoxha!
Burimi/Facebook


Leave a Reply