Eshte larguar nga SHKODRA me 22 Shtator 1993,para 32 vitesh..Ishte vetem 18 vjeç…
“Françesk Simon Pjetri është larguar më datën 22 shtator 1993 në moshën 18 vjeç nga shtepija e tij në Shkodër, pranë në kinema “Republika”
(Millennium). Që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion per të, si dhe as per shokun e tij Eduard Zef Hyseni. Nuk dihet se ku kanë shkuar, as
dhe se çfarë kufirit kanë kaluar.
Franci ka lindur me dt. 02-03-1975 në Shkodër. Baba e nana i kanë vdekë, deri në ditët e fundit të jetës tyne t’u e kërku. Unë jam njena prej tre motrave. Ju lutem kush të ketë mundësi të na ndihmojë e ta shpërndajë në profilin e vet në Facebook, apo të grupeve që njef në çdo vend të botës, sa ma shumë të hapet, aq ma shumë mundësi ka me pas ndonjë informacion.
Eshtë vëllai im i vetëm. Ne jemi tri motra dhe të trija në emigracion, dy në Itali dhe një në Spanë. Unë që po ju shkruaj, në 1993 isha në Itali, ndërsa vëllai Franci, bashkë me shokun e vet të ngushte një natë para se me ik në emigracion, ka fjet tek posta e qytetit të Shkodrës. Të nesërmen ka marrë furgonin bashkë me shokun e tij Eduard Hyseni për në Greqi.”, shkruan Laura Pjetri.
Ndërkohë, ajo ka dërguar një foto të kohës të vëllait të saj por edhe një kërkesë, që nëna e Francit, ka dërguar tek institucionet, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të vetëm të saj. Të gjithë personat që kanë çfarëdolloj informacioni lidhur me këtë ngjarje, janë të lutur të kontaktojnë në çdo kohë me numrin e celularit të Laura Pjetrit +39 333 296 4816.Shkodraweb.27/5/2025
Burimi/( Shkodraweb 27/5/2025)


Leave a Reply