Vrasjet midis individëve, e më pas edhe të policëve, nuk janë thjesht ngjarje të izoluara – ato janë simptoma të një sistemi të brishtë, ku mungesa e bashkëpunimit ndërmjet partive politike dhe institucioneve shtetërore i jep kriminelëve mundësinë të shfrytëzojnë kaosin. Ndërkohë që ne si shoqëri jemi të fiksuar në debatet politike dhe fetare, problemet reale rriten si bubullimë, duke na mbushur jetën me dhunë dhe pasiguri.
Rasti i fundit, ku një polic u vra pak para se të kthehej në shtëpi te familja, nuk është thjesht një tragjedi personale – është një *terr kolektiv*.
Kur ata që duhet të na mbrojnë bëhen viktima, mesazhi është i qartë: askush nuk është i sigurt më.
Kjo nuk është vetëm krim; është një sulm ndaj besimit tonë në drejtësi dhe ndaj shpresës për një të ardhme të qëndrueshme.
Por ajo që është edhe më shqetësuese është se po e normalizojmë këtë gjendje. Tragjeditët tani merren si “lajme të përditshme”, ndërsa reagimi ynë më i madh është një pëshpëritje e frikësuar: *”Ku do të godasë radhën tjetër?”*
Dhe në fund, kur frika bëhet normale, të gjithë fillojmë të mendojmë vetëm një gjë: si të ikim ng ky vend.
Po çfarë mbetet për ne?
– A duhet të presim të shkatërrohemi plotësisht para se të reagojmë?
– A do të vazhdojmë t’u japim hapësirë të thatë kriminelëve, ndërsa institucionet luftojnë mesvete?
– A do ta lëmë të ardhmen tonë të përcaktohet nga paragjykimet dhe përçarjet?
Koha për heshtje ka mbaruar. Nëse nuk ndërtojmë bashkësinë, besimin dhe përgjegjësinë ne do të zgjedhim vetëm midis dy rrugëve:
Të jemi robër të frikës ose të ikim.
Dhe asnjëra nuk është zgjidhje.
Burimi/Facebook


Leave a Reply