Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ogerta është orvatur dëshpërimisht të na mbushë mendjen se në shkollat shqiptare standardi është i tillë, që nxënësit kanë filluar të mbjellin edhe perime në oborrin pas shkollës.
Fillimisht duhet pyetur Ministrja e Arsimit se ku gjenden oborret në fjalë?! Në imagjinatën e shfrenuar të Ministres ndoshta, se në shkollat e Tiranës është e kufizuar hapësira për këndin sportiv dhe zor se brenda hapësires së kufizuar gjen oborr të mbjellë me sallatë jeshile.
Të dhënat e fundit tregojnë se nxënësit kanë probleme të theksuara në shumë lëndë mësimore, përfshirë edhe gjuhën amtare. Këtyre të dhënave Ministrja e Arsimit i përgjigjet me një album fotosh të mirëfilltë propagande, ku nxënësit mbjellin sallatë me ndihmën e ministres.
Që të mbillet toka, duhet mbjellë mendimi zonja Ministre. Në postin e ministres nuk jeni për të mbjellë sallatë, por për të mbjellë politika të tilla arsimore ku shkolla përkthehet si burim dijeje dhe jo si vatër propagande.
Të realizosh një album fotografish duke i përdorur nxënësit si figurantë propagande është një gjë. Të kryesh siç duhet detyrën e ministres është një gjë tjetër. Hendeku mes të dyjave është shumë i madh.
Post Scriptum- Dija nuk është fotografi Ogerta. Dija nuk është video Ogerta. Dija nuk është propagandë Ogerta.
Elona Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply