Nĕ deje gjaku mĕ ka ngrirĕ
Qiriri nĕ tĕ fikur
Tani si hĕna nĕ tĕ gdhirĕ
Jam gati pĕr tĕ ikur.
Eh, hĕna botĕn do ndriçojĕ
Sĕrish nĕ natĕn prush
Po mua kurrĕ s’do mĕ zgjojĕ
Nga gjumi i gjatĕ askush.
Kjo zemra ime kaq e pati
Tani nuk do tĕ bindet
Dhe s’di ku do mĕ çojĕ xhelati
Te engjějt, a te xhindet.
Mĕ dridhen sy edhe qerpikĕ
Si krahĕt e pĕllumbit
Gjithĕ trupi mĕ kullon muzikĕ
Pĕr kĕngĕn e fundit.
Askush, qĕ kur ka lindur jeta
S’shpĕtoi nga kĕto leqe
Dhe Bota, ç’ĕshtĕ e verteta
Nuk ish’ dhe aq e keqe.
As nuk kam qarĕ, as qaj me lot
Se prapĕ kĕtu do mbetem
Pĕr kĕngĕt qĕ s’i shkrova dot
Nuk e besoj tĕ tretem!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply