Ka disa dite qe ardhja e kapitenit te U – 21 te Kosoves tek Shqiperia …Etnik Brruti ka ngjallur debate e polemika te shumta qe fatkeqesisht po dalin edhe pertej futbollit.
Gjuhe gati – gati urrejtje te ndersjellte mes vete shqiptaresh qe per mua nuk ka asnje lloj justifikimi nga te dyja palet.
Ne Kosove djaloshin Etnik Brruti enderra e te cilit eshte te luaje per Kombetaren e tij e cilesojne tradhetar dhe harrojne se kur nje shqiptar luan per Shqiperine fjala tradhetar eshte me neveritesja qe mund ti adresohet dikujt.
Ne Shqiperi Etnikun ende pa bere ndeshjen e pare kuq e zi kane zene ta quajne super talent e gati – gati heroi i ardhur ne kohen e duhur e ne vendin e duhur.
Madje ne Tirane ka plot edhe nga ata gjuhe gjatet koke boshe qe te paguar e te urdheruar nga Duka e pse jo edhe nga vete Rama si puna e atij fame keqit ” profesor Xhoda ” ( Xh.Zeka ) qe duke bere kinse rolin e Patriotit …shajne e sulmojne Kosoven e deri edhe vete Albin Kurtin …sa here qe tu jepet mundesia e sa here qe marrin urdhera nga padronet e tyre po shqipfoles.
Ne fakt ne gjithe kete histori aspak mirekuptuese, te pa kendeshme e aspak dashamiresie , korrektese e respekti reciprok, fajtoret kryesore sipas meje jane pikerisht 2 Presidentet e federatave perkatese te futbollit Duka ne Tirane e Ademi ne Prishtine.
Jane pikerisht keta mafioze futbolli e jo drejtues futbolli qe per interesat e tyre te pista e personale kane vite qe po e shkaterrojne futbollin shqiptar si ne Kosove po ashtu edhe ne Shqiperi dhe duam apo s’duam ta pranojme ne qe te dy po fusin ne mes politiken e ndyre dhe urrejtjen mes shqiptareve aq sa edhe armiqte e tyre shekullore serbet nuk po duan ta besojne dot kete lloj historie gjakprishurish shqiptare.
Ka plot trajnere e lojtare te Shqiperise qe luajne ne Kosove sikurse ka plot shqiptare te Kosoves qe luajne ne Shqiperi e vecmas edhe per Kombetaren e Shqiperise…ku eshte e keqja ketu…pse duhet ti quajme tradhetare apo edhe heronj te para kohshem ?
Ahhhh po …e mira do ishte qe tani per tani e meqenese jemi te ndare pa drejtesisht pikerisht nga ajo fare Europe drejt se ciles nje zot e di pse po nxitojme ti bashkohemi ne kesi far lloj turra vrapi idiot…e mira do te ishte te mos i prishnim pune njeri tjetrit ani pse idealja do ishte qe te kishim nje Kombetare te vetme Kuq e Zi…qe te na perfaqesonte te gjitheve …krejt Shqiperine Etnike e krejt shqiptarine ne mbare boten.
Ne Tirane krejtesisht per interesa te ngushta e te pista personale me Duken luften e Kosoves kunder Shqiperise e para prin krye injoranti Shakohoxha personi qe kur ndodhi tmerri i ndeshjes se Beogradit …Serbi – Shqiperi 11 vjet me pare pozonte me ushtaret serbe prane nje tanku te tyre qe kish rrethuar stadiumin …ku po keqtrajtoheshin nga banditet e kriminelet serbe pikerisht lojtaret e Kombetares se Shqiperise …
Ne Kosove gjuhen e urrejtjes ndaj shqiptareve te Shqiperise e ka me te helmuar se te Neperkes i pari gazetari beniamin i Rames e ai qe c’ nuk beri ne zgjedhjet e fundit qe Albin Kurti te mos ishte fitues…Berat Buzhala.
Pas tij e ne te njejten linje qendrojne edhe filo serbi H.Matoshi qe nuk e di se ku e gjen guximin dhe se di se si e lejone ne studiot tv shqipfolese tu turret Shqiperise e shqiptareve asisoj sa edhe serbi me armik i yni do ta kishte zili.
Eshte per te vene duart ne koke e per te mos u harruar kurre qendrimi skandaloz e urrejtja publike qe shfaqte ne cdo dalje te tij tv nje fare Ismet Munishi teksa sulmonte, shante e fyente trajnerin shqiptar te Shqiperise Ilir Daja kur ky i fundit drejtonte skuadren e Ballkanit te cilen e shpalli disa here kampione te Kosoves e mbi te gjitha e futi 2 a 3 here edhe ne grupet e Kupave te Europes…duke rregjistruar keshtu suksesin me te madh historik te futbollit kosovar deri me sot.
Qe Shqiperia …FSHF e Duka jane sjelle jo keq por poshtersisht me Kosoven, futbollin e futbollistet e saj ( se shpejti per kete teme do te bej publik nje shkrim timin mbushur me fakte kokeforta e tronditese ) kjo dihet e kete nuk mund ta kundershtoje dot tashme as rrogetari e mbrojtesi me fanatik i vete Dukes.
Por problemi shtrohet me gjere e me thelle …pse pikerisht futbolli qe duhet ti bashkoje e vellazeroje shqiptaret e te dyja aneve te kufirit e ne nje perspektive te afert te synojne e ta bejne realitet enderren e tyre kombetare …Nje Komb – Nje Kombetare …po i armiqeson ata mes vedit si kurre me pare ne historine e tyre …
Jam mese i sigurte qe pas ketyre historive sa te pista po aq edhe te turpeshme qendrojne pikerisht ata te cilet me te drejte e me plot gojen une i quaj ashtu sic e meritojne dhe sic jane ne te vertete …Gjakprishurit !
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply