Ne nje postim publik te grupimit me te madh te tifozeve shqiptare TKZ [ Tifozet kuq e zi] ne rrjet e vecmas ne faqen e tyre ne FB lexova se…FSHF per here te pare ne keto 21 vitet e fundit i ka nxjerre ata OUT…jashte planifikimit e i ka lene pa bileta per ndeshjet e 21 dhe 24 marsit 2025 kunder Anglise ne Londer e kunder Andores ne Tirane takime keto te vlefshme per eliminatoret e Boterorit 2026…
TKZ eshte nder tifo – grupet me besnike , me i madhi e me terheqesi i Kombetares shqiptare te cilen e ka mbeshtetur brenda e jashte Shqiperie…ne humbje, barazime e fitore….ne Dimer e ne Vere…ne te ftohte e ne te nxehte…ne bore e ne shi…permes shume sakrificave te cilat meritojne respektin e cdo shqiptari Atdhetar.
Aresyeja sipas tyre [ te cilen une jam i prirur ta besoj gati 100 %] eshte se pikerisht ky grupim ka qene nder me te ashperit publikisht ne kundershtimin e tij te Euro 2026 per U – 21 qe FSHF e vecmas Duka kane vendosur qe ta organizojne se bashku me Serbine.
E di qe keto dite biznesmenit te pulave e te vezeve Duka i eshte bere koka daulle pasi prej shperthimit te gripit vdekjeprures te pulave atij i kane ngordhur qindra mijera shpende dhe i jane hedhur ne plehera po edhe kaq veze dhe demi ne biznesin e tij duket se eshte goxha i madh….por per kete nuk ma do mendja se kane dore tifozet kuq e zi sikurse kerkundi nuk eshte faji i tyre …
Nje veprim i tille i FSHF e i Dukes [ cuditerisht ende zv. president i UEFA ] me plot gojen ne llogjiken time konsiderohet teresisht antishqiptar dhe se pari demton rende vete Kombetaren e Shqiperise e cila ka aq shume nevoje per mbeshtetje ne ndeshje te ketilla.
Kete lloj hakmarrje primitive te FSHF dhe personale te Dukes ndaj tifo – grupit ne fjale jam mese i sigurte se nuk do ta benin ndoshta as edhe vete serbet …qofte edhe per ndeshjen e tyre delikate ndaj Shqiperise .
Ti qofsh Armando …po ja kalon edhe Vucicit…
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply