…I shikon të qeshin fuqishëm, të bëjnë zhurmë e të të rrëmbejnë në ritmin e tyre. E qeshura; e fortë, e thellë, e rrëmbyer. E dëgjon dhe mendon se ja, ekzistojnë njerëz që mund të gjejnë lumturinë në gjithshka.
I admiron për forcën e tyre, gëzon me ta dhe nuk mund të rrish pa ia bërë vetes pyetjen: “Po nuk kanë probleme vallë?!”
Janë njerëzit më të keqkuptuar, ngjajnë me mëndjelehtë që nuk u intereson ç’do të thotë bota. Sikur nuk i prek asgjë e askush. Buzëqeshin dhe përcjellin kurajo, shpresë e lumturi tek secili nga ne.
Por, në u afrosh pranë tyre miku im, në guxofsh t’i shohësh në sy, do të trëmbesh nga thellësia që do kuptosh se aty ka… Në atë vështrim ( nqs je guximtar ) do të takosh dallgë të mëdha, stuhira, errësirë e dhembje. Do duash të largosh shikimin nga aty e s’do mundesh. Buzëqeshja e tyre s’do të të lërë t’u largohesh.
Këta njerëz nuk janë RASTËSISHT të tillë. Kanë jetuar Ferrin, kanë ndier dhimbjen në tërë përmasat e saj, janë gjakosur, zhubravitur e kanë fituar imunitet tashmë.
I keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen: Sa kushton një buzëqeshje?
Të dish të qeshësh me shpirt, do të thotë se njeh ç’ka loti të vodhi, jeton në një luftë të vazhdueshme me vetveten. Këta njerëz janë mësuesit më të mirë.
Sa më i vuajtur që je, aq më fort do qeshësh, nuk do harxhosh asnjë sekondë të jetës në gjëra të parëndësishme e ndjenja të këqija, nuk do lësh realitetin të të mposhtë, pasi tashmë e di se armiku më i madh i yti është vetvetja.
Njerëzit me buzëqeshjet e fuqishme fshehin oqeane lotësh në shpirt. Çdo natë, para se Morfea t’i marrë në krahët e tij, u përkëdhel plagët dhe i kundron tek ” lëpijnë” dhimbjen e tyre…
Keni menduar ndonjëherë se buzëqeshjet që ata dhurojnë janë forca që i shtyn të ecin përpara?
Se shpresa që ata të dhurojnë, është e vetmja shpresë që mban dhe ata në dritë?
Nuk egzistojnë njerëz të fuqishëm me të kaluar të lehtë. Ndaj, sa herë t’i takosh, kujtohu se është një kapiten që i shpëtoi furtunës. Askush nuk u bë i mënçur pa u rrëzuar, askush nuk di ç’është lumturia pa ndier fatkeqësinë.
Dije pra, që të mos i keqkuptosh!
Nuk janë snob, as mosreagues ndaj realitetit!
Ndofta janë më të zhytur në cinizmin e kësaj bote… Por a nuk është ky guxim ??! ..të jesh i zhubrosur, gjakosur, lotë e djersë nga koka në këmbë e akoma të qeshësh???
TI,
MUNDET TA BËSH……
Burimi/Facebook


Leave a Reply