Katër nota me shume se mesatarja e viteve te gjimnazit kane arritur te vlerësohen një pjese e maturanteve ne provimin e pare te maturës. Këto janë rastet me flagrante qe kane verifikuar drejtuesit e Ministrisë se Arsimit, por sipas tyre ka edhe diferenca me dy apo tre nota, qe i kane shtyre te nisin një hetim nëse është kopjuar gjate testimit. Koeficientet e larte qe përfitojnë padrejtësisht maturantet pas provimeve te maturës, i bëjnë te favorizuar për te fituar degët me te mira ne universitete. Rasti me abuziv ka qene ai i Fushe Krujës pese vjet me pare, ku 18 nxënës fituan mjekësinë. Prurjet nga rrethet janë problem edhe ne fakultete te tjera te preferuara nga maturantet. Një dite pas daljes se rezultateve ministria e arsimit nuk ka ende hartën e shtrirjes se testeve te dyshuara per kopje. Por edhe ne përfundim te hetimit nje gjë është e sigurt nota e maturantit nuk ndryshon.
Vizion Plus
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply