Të nderuar miq!
Lajmi i djeshëm për arrestimin e Lali Kërmës nga ‘kolegët e tij’, ishte lajmi që ka bashkuar të gjithë Shqiptarët pa dallim bindjesh partiake kudo ku jetojnë në çdo pjesë të botës.
Ky hajdut ordiner, i pashkolluar, i paedukatë, pervers në veprime dhe jetesë, mashtrues dhe i padinjitet, pasi shkatërroi krejtësisht Tiranën duke shkelur që ditën e parë betimin se nuk do të ndërtonte asnjë ndërtesë në kryeqytet, është përgjegjës per dhjetera milionë Euro të inceneratorit të Tiranës, për vjedhje dhe abuzime në miliona Euro me dosjen ‘5D’ por jo vetëm, duhej të ishte prapa hekurave që kur vodhën zgjedhjet lokale në Tiranë.
E pa dyshim qe kontributin me te madh ne adresimin, faktimin dhe dergimin ne Gjykaten e Posaçme e ka deputeti Belind Kelliçi. Belindi edhe pse u perball me kercenime, akuza te paverteta dhe me çdo gje te paskrupullt qe ofron Rilindja e çoi deri ne fund me sukses aksionin e tij opozitar duke marre mbeshtetjen e te gjithe Shqiptareve.
Ky arrestim por edhe shumë arrestime të tjera që do ta pasojnë më pas, janë një zhvillim i rëndësishëm në ndryshimin e magnitutës pas mbështetjes të madhe amerikane kundër qeverisë tashmë në vdekje klinike të Ramës.
Imagjinoni të nderuar bashkëatdhetarë në diasporë.
Aq e madhe është urrejtja për ‘Putanat e Rilindjes’, sa dje u mblodhën njerëzit tek burgu dhe këndonin këngën “E ra faja prej fiku”.
Këtij hajduti ordiner i dukej absurd arrestimi nga ‘prokurori lunatik’ që ishte fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore.
Ti që përmend ‘gojët e qenërisë mediatike’, mos vallë mendon se Shqiptarët kanë harruar apo nuk e kanë kuptuar se si ju hajdutët e Rilindjes i keni blerë të gjitha mediat dhe ‘haleistët’ që janë qeniet më të ndyra të shoqërisë Shqiptare të cilët nga mëngjesi në darkë mbushin me gënjeshtra dhe keqinformojnë opinionin publik,vetëm se paguhen me paratë e grabitura të popullit.
Jo mor Hajdut!
Lunatik dhe fyerje më të madhe për të gjithë popullin shqiptar je ti bashkë me deputetët injorantë, analfabetë, burgaxhinj si puna jote, shërbëtorë të krimit të organizuar, bandave vrasëse dhe grabitësve të zgjedhjeve të Shqipërisë, kriminelëve që mbushët parlamentin që nga viti 2013 deri më sot, ministrat, kryetarët e bashkive kryehajdutë që nuk u ngopët me paratë e popullit.
Gruaja jote dikur me jetese minimale ka blere per kater vite 900.000 Euro rroba jashte shtetit me kredit card, ne nje vend qe 45 % e popullsise nuk ka buke te haje dhe ti vazhdon dhe shan kedo qe ju nxjerr vjedhjet tuaja galopante.
Erdhet pa breke ne bythe ne vitin 2013 te gjithe si te pangrene dhe nuk u ngopet edhe kur vodhet dhjetra milione euro. Tani gara kush ka me shume dashnore ose dashnorë se ju jeni edhe qeflinj te b… njelloj si edhe ndonje deputet i PD qe ben si konservator i madh😂.
Sot si asnjëherë më parë, SPAK ka përgjegjësinë që të ndalojë bashkëpunimin me Rilindjen dhe t’u dëshmojë Shqiptarëve dhe partnerëve këtu në Amerikë, se të gjithë ministrat që kanë futur ‘buldozerin’ e hajdutërisë në xhepat e Shqiptarëve duhet të përballen me ligjin. Mimi Kodheli që fikte për $ 25.000 radarët për të kaluar droga në Itali, bashkë me të gjitha koleget e saj ministra dhe kryetarët e bashkive që kanë bërë me një rrogë zyrtari hotele në jug të Shqipërisë, duhet tu sekuestrohet pasuria dhe të shkojnë tek hajduti Veliaj.
Koalicioni për fitoren e PD 2025 në Michigan, siguron të gjitha bashkëqytetarët tanë në diasporë, se do të bëjë maksimumin për masivizimin dhe unifikimin e votës së diasporës, faktorit opozitar duke futur frymë bashkuese dhe jo përçarëse.
Kjo frymë, bashkë me aksionin opozitar të Tiranës dhe përfshirjen në fushatën e ardhshme të z. Chriss LaCivita, janë oguri më i madh i fitores to: Make Albania Great Again in 2025.

Burimi/Facebook


Leave a Reply