Veçanarisht brezi ynë e jetoi dhe e perjetoi me mundime te medha tranzicionin e shumëzgjatur medemek demokratik.
Pame shume gjera me sy dhe nuk arritem te benim diçka per te qene per popullin tone te shume vuajtur.
Perpara syve tane u vodh pasuria e pamate e trashiguar nga sistemi komunist,perpara syve tane u shit e u lëçit pasuria e jashtezakonshme e ushtrise dhqiptare,u be e çfare nuk u bë.
Kjo pasuri e madhe u tjetersua e perfundoi ne xhepat e nje grupi te vogel politikanesh e bisnesmenesh hajdute.
Babezia i çoi tregtaret e pasurise se popullit drejt krimit e kesisoj ata jo vetem vodhen por edhe vrane njerez per te cilet nuk dhane kurre llogari.
Populli fukara nuk mori asgje e nderkohe ish pronaret u rraskapiten nder gjygje pambarim e ne fund vdiqen gjithashtu pa marre asgje.
Kjo klime rrenuese,e ashtuquajtura epoka e çekut te bardhe e shkatrroi shpirterisht qytetarin shqiptar.
Ne kete klime,ata qe nuk na deshen kurre,kojshite tane vrases e grabitqarë gjeten terren e vepruan per interesat e tyre.
Ujku flë e armiku nuk fle thote populli.
Ne kete kohe te turbullt erdhi ne Shqiperi edhe prifti grek Janullatos i cili organizoi punen per te rrembyer fronin e Kryepeshkopit te ortodoksise shqiptare.
Perpjekja e pare u be tek kisha e vjeter ortodokse ne Tirane,ku brenda saj ne bllok,besimtaret ortodokse shqiptare kundershtuan shugurimin e priftit grek ne detyren e Kryepeshkopit te KOASH.
Mesa duket,kundershtimi i besimtarve ishte parashikuar dhe Janullatosin e hypen ne nje BENC dhe ja vune kuroren e Kpeshkopit ne hotelin 15 katesh,ne qender te Tiranes.
Nje ngjarje e pazakonte kishte ndodhur dhe kjo nuk mund te ishte më nje veper e nje individi apo e nje grupi njerezish prane tij.
Ky ishte nje skenar i menduar mire dhe me perkrahje te forte te strukturave te caktuara te Greqise e Shqiperise bashke.
Ne kundershtim me statusin e Kishes Ortodokse shqiptare ku ishte formuluar qarte kushti se duhej te ishe shqiptar me gjak shwiptari qe te viheshe ne detyren e larte te kryepeshkopit,politika shqiptare ju nenshtrua presionit grek dhe lejoi qe ne krye te Kishes te vihej nje grek,defakto nje misionar i interesave te kishes e shtetit grek ne Shqiperi.
Ne vend qe ta konsideronte te perkohshme e kalimtare detyren e Anastasit prane Kishes tone autoqefale,politika shqiptare pasi kishte shitur shpirtin tek te tjeret e mbeshteti qendrimin e tij 35 vjet ne udheheqjen e KOASH.
Rrugen ja hapen Alia dhe Berisha,lejen per katedralen ja dhane Nano dhe Rama,Urdherin e larte GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ja dha TOPI dhe nenshtetesine shqiptare ja dha Ilir Meta.
Jam tronditur,kur kam pare ne nje film dokumentar,dekorimin e Metes e Rames,me dekorata te larta nga jerarke te larte te kishes ortodokse te Greqise.
Ne keto kushte te miklimit politik nga te gjitha anet,Janulla çnuk beri ne Shqiperi.
Nje njeri qe dinte disa gjuhe te huaja nuk e mesoi kurre gjuhen shqipe dhe kurre nuk dha meshe ne gjuhen shqipe.
Ai u tregua shume aktiv ne mbjelljen ne Shqiperi te kishave te reja me arkitekture greke,ne vende te zgjedhura e pozicione gjeostrategjike.
Rasti i ndertimit te kishave ne gryken e Kelcyres dhe te tjerave ne rrethin e permetit kerkojne venendjen e strukturave te caktuara te shtetit shqiptar.
Anastasi mori ne mbrojtje Kacifasin si dhe heshti kur priftat greke mbushnin me eshtrat e te pareve tane,te shqiptarve te ngrate,thaset e ushtarve greke te vrare ne mbrojtje te territorit te greqise e ne fakt te vorioepirit te pretenduar si toke greke.
Bulgarati e Kosina i kane mbuluar e do ti mbulojne me turp per jete ata qe heshten çvarrimin e turpshem e kriminal te trupave te vellezerve tane te nje gjaku per te mbushur varret e te renve greke pa eshtra te te renve.
Politika e jone harroi se ne kushtetuten greke,aty ku ka varre te ushtarve greke,aty eshte toke greke.
Politikat e KOASH nen drejtimin e Anastasit krijuan nje situate pro greke ne te gjithe jugun e Shqiperise.
Shikoni e degjoni edhe sot,se si buçasin stacionet greke,telefonia mobile gjitheandej,pankartat ne greqisht e rruget ne dy gjuhe edhe aty ku nuk ka kaluar kurre kembe greku.
Minoriteti grek ne kohen e konunizmit numeronte 40 mije banore e ne Kohen e Janullatosit ju shtuan disa xero pas.
Nuk e kam kuptuar asnjehere pse lideret tane jane kaq kokeulur dhe te gjithe kane rendur tek kryepeshkopi si manare te bindura.
Ja kane zene koken me dere apo jane vene nga te tjeret per te zbatuar programet e tyre aneksioniste…?
Pse ne shqiptaret nuk zbatojme reciprocitetin me fqinjet.?
Lexoni shtypin e viteve te luftes ne Kosove e me thoni a do te gjeni qofte edhe nje fjale me te cilen kryepeshkopi grek i shqiptarve te kete denuar krimet e serbeve ne kosove.
Shkoni ne Negovan nje qyteze me 100 perqind me shqiptare dhe do te shikoni varrin e Papa Kristo Negovanit per faqe te zeze bile greket kane rrekomanduar qe eshtrat e simbolit NEGOVANI te hiqen e te vendosen diku ne Shqiperi.
E nderkohe bustin e themeluesit NOLI e kane vendosur buze rruges ne Durres sepse KOASH I Anastasit nuk e lejoi bustin te vendosej brenda kishes,ku ai kishte dhene meshe dikur.
Politika shqiptare ka heshtur edhe ne veri ndaj veprimeve grabitqare te kishes serbe e cila pervetesoi kryevepra te besimit ortodoks te shqiptarve.
Mjafton te shikoni manastirin e Deçanit,patriarkanen e Pejes e te tjere.
Shkoni ne Podgorice prane sahatkulles se vjeter te qytetit.
Perballe aty prane ka qene xhamia e Gallavatoviqit,vendi ku dha vase vite me rradhe,shqiptari i madh Jusuf efendi Podgorica- Oruçi,deputet i vilajetit te Shkodres ne parlamentin e pare osman.
Komunistet malazeze e shemben kete xhami simbolike dhe mbi gjurmet shqiptare ndertuan nje pallat ne forme shkrepse.
Te njejte gje bene komunistet shqiptare me varrin e Jusuf efendise ne Shkoder.
E shkatrruan plotsisht ate varr te bukur prane blinit te vogel ne lagjen Ndocej dhe mbi të edhe këta ndertuan nje pallat kuti shkrepcet e te dalun bojet.
99 vjet zgjati beteja per te mos u kthyer eshtrat e boletinit ne kullen e vet ne boletin sepse serbet e ndjenin se ajo kulle simbol i qendreses legjendare do te kthehej ne muze e do te ishte vend pelegrinazhi e burim frynezimi per brezat.
Duhet thene se serbet ne rruge dipkomatike rrekomanduan qe eshtrat e boletinit te vendoseshin ne vloren e flamurit.
Mjaftonte qe varri,simbolika e patundur patriotike e shqiptarve te mos ishte aty,prane kulles ne Boletin dhe prane minjerave miliardere te Trepçes.
Me vite luftoi Janullatosi per te drejten e pronesise mbi pallatin e kultures Naim Frasheri ne Permet.
Me ne fund fitoi kisha m,duke hedhur pertoke midis Permetit emrin e poetit kombetar Naim Fradheri.
Te gjitha keto bema ne shqiptaret i kemi harruar dhe pranuam ne menyre preferenciale ne mes te Tiranes te varrosnim Anastasin duke e kthyer qendren e kryeqytetit ne vend pelegrinazhi per vorioepirotet,per nacionalistet e megaliidese,besimtaret greke te gjithefarellojshem,pa harruar nje tufe besimtaresh shqiptare qe merren me fe e jo me atdhe.
Percjellja pompoze e Janullatosit, nen kujdesin e dy qeverive eshte shprehje e drejteperdrejte e vleresimit,qe ai ka kryer me nder misionin e vet politiko fetar.
Po neser çdo te behet ne Shqiperi.
Kryepeshkopi iku po filogreket nacionaliste jane aty,tek administrata e KOASH,tek drejtuesit fetare te kishave te tjera neper rrethe dhe tek Sinodi.Ata njerez qe do te drejtojne kishen jane aty sepse ata punuan per kete dite dhe mbeten aty sepse per 35 vjet me rradhe punuan dhe zbatuan direktivat e kryepeshkopit grek te shqiptarve.
Ai,kryepeshkopi erdhi si prift i thjeshte dhe iku si Anastasi i shqiptarve.
Keshtu tha pak a shume nje politikan ne diten e varrimit te kryepeshkopit grek te shqiptarve.
Nderkohe une mendoj krejt ndryshe dhe nuk mendoj vetem une keshtu.
Ai erdhi si misionar i interesave greke ne Shqiperi,qendroi gjate ne detyre,fatkeqsisht dhe pati kohe te kryej misionin e vet fetar e politik.
Mos harroni se ai iku vetem fizikisht,duke lene pas njerezit e vet e misionare te tjere te cilet tek ne shqiptaret gjenden me shumice.
Nje nder vendimet e kishes se sotme,qe mund te jepte shprese per kthimin e kursit drejt interesave te verteta te shqiptarve eshte respektimi i autoqefalise.
Ne kishen ne qender te Tiranes, duhet te prehen te gjithe kryepeshkopet e meparshem dhe sepaku themeluesi i KOASH,Fan Stilian Noli.
Ne te kundert,besimtaret shqiptare duhet ta dine se kisha e tyre mund te vazhdoje ti sherbeje interesave te vjetra e te reja te Greqise se sotme.
Eh shqipo shqipo,quo vadis.?
Burimi/Facebook


Leave a Reply