(Dy anet e nji medalje)
nekrozze – sinopsis
Ne statuse te ndryshme te Fb-kut , ne diskutime apo biseda (edhe virtuale me celular), ndeshim me pyetjen se cili asht njeriu ma i mire, ma i ditun, ma i ngritun, ma i pergatitun, qe ka nxjerre ne vite Shkodra?!…
Mendoj se kjo pyetje nuk ka pergjije, sepse per Shkodren dhe shkodranet jane dhane vleresime te panumerta, qe prej te hershmeve prej Edit Durham e ne vazhdim, deri ne ditet e sotme.
Çdo njeri i mire e i ditun ka meriten ne fushen e dijes , te jetes e vepres se tij.
Profesoresha Zenepe Dibra ne statuset apo botimet e saj ka shkru per shume njerez te ditun qe Shkodra ka nxjerre ne vite, si per intelektuale apo zanatçije, njerez te artit e kultures e sporteve ( gra e burra) , shkrimtare, muzikante, mjeke, politikane etj.etj. te cilet sebashku perbajne perkufizimin qe bashkohet ne nji pike :”Shkodra qyteti ma i kulturuem i kultures shqiptare”(Thirrun djep kulture)!
Jane shume e shume…po permend per koreshti e modesti ndonji.
Luigj Gurakuqi, mbasi kishte kene minister Financash , kje vra e varrose pa asnji lek ne xhep! Bik Ndoja e Shyqyri Alushi, me zanin e tyne, na kane dhane sa e sa kenaqesi falas, njilloj si Bizi, Zhega e Rragami ( tre mosketjeret e futbollit shkodran), na kane mrekullu me lojen e tyne. Mjeku Zamir Shazi, qe nuk pranoj me shite bluzen e bardhe. Te huejat Tamara Gaci e Danuta e deshten dhe e adhuruen Shkodren. Apo motrat shpirtmira, te cilat u rrinin mbi kry te semureve ne spitale. E te mirat nuk kane fund…Marubi na la ne celoide krenarine e dikurshme, deri te Bixh hamalli (model ndershmenije) e sa e sa figura te vjetra , pasqyra ndershmenije e dije shkodrane!..
Po cili asht njeriu me i keq qe ka nxjetre Shkodra?
Mendoj se ketu nuk ka shume veshtiresi me e dallu te keqin nder disa te keqij?(nuk ka pyll pa derra)!..
Asht Ai ..qe nxori ligjin nr.1380 ku thuhesh se arratisja e kalimi i kufinit nuk perban tradhti dhe denohet vetem me gjobe. Kjo ishte nji farse e mashtrim, sepse shume te rij 20 – 25 vjeçare u rrejten dhe ne tentative me kalu kufinin u vrane!
Pak dite mbrapa:
Ne nji dite te nxehte vere, po kthejshe prej pune. Perballe meje kalojne dy gra tuej kja. Afrohem te Taverna e Serreqit. Nji levizje njerezish jo e zakonshme. Ne rruge ne krah te tavernos ishte ndalu nji Zis me sponden e rimorkios te hapun. Ishin dy djelm te lidhun me tela, te vdekun. Mesuem se ishin dy te rij prej Barbullushit, nder djenmte ma te mire te katundit, te cilet ishin vra ne kufi dhe teshti po i shetisnin neper lagjet e qytetit!..
Ishte pra vepra e Atij (njeriut ma te keq qe ka nxjerre Shkodra), e Atij qe pati refuzu ndihmen gjermane tuej na lane pa pune, pa drita e pa uje, ishte Ai qe urdhendoj policet te rrahin studentet qe kerkonin pluralizem , liri e demokraci! Besoj e njihni kush ishte! ?…Kush ka djem le te thone ne se nuk e kam te drejte?!…
L.L. Itali 2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply