Me datën 13 dhjetorë 2024 , Shoqata Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizoi Konferencën në qytetin e Kavajës.
Në konferencë morën pjesë disa të përndjekur politik të Kavajës ,trashgimtarët e të burgosurve politik dhe trashgimtarët e personave të pushkatuar.Poetja e qytetit të Kavajës Znj Gresilda Rrugeja e cila i ka mbështetur fuqishëm të përndjekurit politik si në protesta,në përkujtimoret që janë zhvilluar në burgun e Qaf Barit ,në burgun e Spaçit të Mirditës ,Shkodër, Lushnje ,Tepelenë ,te Autoriteti i Dosjëve etj qytete na dha emocione të veçanta në interpretimin e poezisë së saj .Përfaqsuesit e Autoritetit të Dosjes njëkohësisht dhe të Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë Z Gjergj Marku ,Z Agron Hoxha dhe përfaqsuesja e projektit Znj Megi Marku diskutuan për proçeset e gjetjes dhe identifikimit të eshtrave të personave të zhdukur.
Njëkohësisht nënvizuan dhe problemët madhore që po hasin të përndjekurit politik .Dy Kryetarët e shoqtave Antikomuniste të Degës Kavajë Z Rexhep Rrugeja dhe Z Agim Rrubiega folën për problemët madhore që po hasin të përndjekurit politik të Kavajës .Kryetari i shoqatës Z Rexhep Rrugeja foli gjat e gjërë për të internuarit,për të burgosurit politik ,për të pushkatuarit ,për problemët madhore që po hasin të burgosurit politik ,për historinë e cila është deformuar qëllimisht dhe për shum probleme të tjera .Fjalën e morën dhe disa trashgimtarë si Z Nexhmi Haveriku ,Z Pëllumb Kura, etj.
Ky aktivitet vjen në kuadër te grantit Western Balkans Project i financuar nga International Commission on Missing Persons – ICMP me fondet e European Union in Albania
Fjalimi i z Rexhep Gani Rrugeja.
Përshëndetje të gjithëve .Quhem Rexhep Rrugeja personi që u ngrit i pari në stadiumin Besa të Kavajës me dy gishta lart duke thërritur Liri Demokraci ,Enver -Hitler .Njëkohësisht jam dhe Kryetarë i Shoqatës .Falenderoj stafin drejtues të Autoritetit të Dosjëve ,Kryetaren, Znj Gentjana Sula,Z Agron Hoxha ,Z Gjergj Marku si dhe Znj Megi Marku përfaqsuese e projektit të cilët na nderojnë në këtë aktivitet për zbardhjen e dosjëve të humbura dhe të shum personave që nuk e dijmë akoma se ku i kanë varret e tyre. Shoqata Mbarëkombëtare 25 marsi 1990 ,Revolta e Parë Kundër Sistemit Diktatorial Shqiptarë Kavajë ju falenderon për përpjekjet e mëdha të stafit të Autoritetit të Dosjëve në drejtim të zbardhjes së kaluarës të diktaturës komuniste e cila vijon nga viti 1944 derim në vitin 1991.Në fakt unë mendoj që kërkimet duhet të fillojnë që në formimin e partisë komuniste me 08 nëntorë 1941 ku në të gjith Shqipërinë kjo parti ka kryer krime të mëdha .Në qytetin e Kavajës kemi histori ende të pa zbuluara duke filluar me familjen e Rom Habilit e cila u internua si dhe vrasja e Rom Habilit e cila mbetët enigmë.Familjarët e Haverikve kërkojnë varrin e xhaxhait të tyre Aqif Haveriku i cili u pushkatua dhe u varros në Gjirokastër.Familjarët e Haverikve kanë kërkuar në Gjirokastër duke gërrmuar në shum vende të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës por nuk kanë gjetur asgjë derim tani. Familjarët më të afërt të familjes së Leçinve nga fshati Luz i Madh i Kavajës kërkojnë varrin e Mehmet Leçinit për të cilin flitet se është varrosur në Durrës ,por derim tani nuk e kanë gjetur varrin.Familjarët e Leçinve kanë luftuar brenda murëve të shtëpisë së tyre kundër Kajo Karafilit me kompani ku gjatë luftimit pati dhe të plagosur ku Rifat Leçini humbi dhe syrin gjat luftimit.Pushteti komunist familjen Leçini jo vetëm e përbuzi duke i quajtur kulakë por disa pjestarë të tyre edhe i burgosën . Kërkime mendoj që të kryhen dhe në fshatin Beden të Kavajës në hapjen e kanalit pasi aty gjatë punës së rëndë të detyrueshme kanë vdekur shum të dënuar dhe janë varrosur pranë zonës së Burgut të fshatit Beden. Në qytetin e Kavajës Historia e së kaluarës ende mbetet një çështje e ndjeshme dhe e pa zgjidhur megjith respektin dhe mirënjohjen e madhe që na afron Autoriteti i Dosjëve historia mbetët sërisht e vakët por dhe me probleme të shumta.Problemët që kanë trashgimtarët dhe të përndjekurit politik që janë gjallë, janë të mëdha dhe nga më të ndryshmet ,pjesa më e madhe e dosjëve të tyre thuajse nuk janë të plota ,në këtë rast po mar një shembull të denuarit politik Z. Zyhdi Arapi ,unë personalisht mbrëm rishikova dosjen e tij dhe për çudi në dy dokumente i ishin kryer fshirje dhe nuk dihet se në cilin vend është liruar.Gjithashtu të përndjekurit politik sidomos trashgimtarët po hasin vështirësi në marrjen e këstëve flas për këstet e prapambetura shoh zvarritje, duke i sorodhatur nga Kavaja në Durrës ,nga Durrësi në Tiranë.Problem tjetër eshtë dhe për shtesën e pencionit ku zvarritjet janë të shumta sërisht kemi rastin e Zyhdiut të cilit i kërkojnë në cilin vit është liruar . Por kemi raste të shum e shum qytetarëve të Kavajës të cilët i përshëndes dhe në pa mundësi ti përmend të gjith kërkojnë dosjet e njerëzve të tyre të afërt .Këto qytetarë të nderuar e shum të vuajtur janë zvarritur e po zvarriten akoma, dhe pse ,sepse kërkojnë të drejtën e tyre .Kërkesat e të përndjekurve politik për liritë dhe të drejtat e tyre janë të shumta ,kërkohet dhe një pencion shtesë sepse po e marin ata që i vranë dhe i burgosën.Në fund kam dhe dy fjalë rreth dosjes së familjes sime .Sot në këtë sallë është dhe nëna ime Kimetja e cila i lau rrugët e Durrësit,Tironës e Tërrnoves me lot.Respekte për të gjith nënat Shqiptare të cilat e vuajtën më shum se kushdo tjetër diktaturën Komuniste .Unë kërkoj vidjon e stadiumit të demonstratës së 25 marsit 1990 pasi jemi filmuar nga dy kamera filmike dhe mua filmimin ma kanë nxjerr në hetuesi.Kërkoj dosjen e plotë .Nuk e kam kërkuar dosjen time në Ministrinë e Brendshme dhe në Gjykatën e Durrësit .Te Autoriteti i Dosjes nuk kam marë përgjigje pozitive .Shpresoj që të na ndihmoni në zbardhjen e historisë sepse historia është deformuar qëllimisht dhe shum dosje janë zhdukur e mfshehur qëllimisht.Përse ju kërkoj ndihmë?!Sepse ndriçimi i së shkuarës është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë e cila duhet patjetër të futet në tekstet shkollore për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar për ti afruar nxënësve ngjarje reale historike për periudhën e regjimit komunist në Shqipëri .Zbulimi i së vërtetës në kohën e diktaturës Komuniste është një hap i rëndësishëm për edukimin e brezave të rinj, duke i ofruar fakte reale dhe duke nxitur reflektimin kritik mbi të kaluarën.Sepse kemi deformim të historisë, po jap rastin e demonstratës së parë në Kavajë e cila u zhvillua me 25 mars 1990, në vend të kësaj datë është vendosur data 26 mars. Shpresoj që ky bashkpunim midis Autoritetit të Dosjëve dhe Shoqatës sonë do të vazhdojë në funksion të ngritjes së ndërgjegjës Kombëtare dhe ndriçimit të periudhës së errët të diktaturës komuniste.Faleminderit.
Autori :Rexhep Rrugeja.
Poezi nga poetja Gresilda Rrugeja kushtuar nënave heroike të cilat vuajtën dënimet në burgjet e diktaturës komuniste.
Heroinat tona
Librin mar e nis lexoj
Shpirti im fort vajtoi
Lexoj për burgjet dhe internimet
Për torturat dhe pushkatimet
Flasin librat për një kohë të shkuar
Për plagët e nënave që ende sjanë shëruar
Flasin për diktatorët e mallkuar
Për zemrat e nënave që janë coptuar
Flasin burgjet edhe sot
Dhe çdo burg të vërtetën thot
Flasin në heshtje si kurrë më parë
Për torturat dhe shumë të vrarë
Flasin për birucat e përgjakura
Për diktatorët që ulërisnin
Mbi trupin e nënave të gjakosura
Me shumë fuqi ata godisnin
Lëngonin nënat në burgun e zi
Ëndërronin çdo ditë për të shtrenjtën liri
Mes telave rrethu vetëm xhelatë shikonin
Me kamzhikun e tyre drejt nënave vërshonin
Nëpër burgje diktatura mbretëronte
Kishte humbur çdo arsye
Vogëlushi i vogël nënën kërkonte
Shpirti i tij nga malli rënkonte
Përse o xhelatë kryet krime ?!
Përse nënave i sollët hidhërime?!
Përse si latë të qeta të jetojnë?!
Se zemrat e tyre edhe sot vajtojnë
Në muajin e bukur të pranverës
E heshtur në shpirtë u përvëlova
Mes flladit të lehtë të erës
Nënave heroike këtë poezi i dhurova.
Autori :Gresilda Rrugeja. 25 . 03. 2019.
Burimi/Facebook


Leave a Reply