Nëntë muaj pasi u themelua Federata Nacionale e Shoqatave në Itali (FNAI), u organizua festa e parë e personalizuar në qytetin Bologna. Ishte akoma i ndezur entuziazmi i krijimit të FNAI-t, por atmosfera u bë akoma më e bukur në hollin dhe sallën e hotelit të cilin zgjodhi Presidenti i parë, publicisti i mirënjohur Ndue Lazri. Kështu vazhdoi për vite me radhë, në qytete të ndryshme, tradita e bukur e festimit së bashku e fundvitit, e shoqëruar me veprimtari të ndryshme e me argëtim.
Në nëntor të vitit 1019, tërmeti shkatërrues me pasoja tronditëse për mbarë opinionin, kishte ndikuar edhe në ndjesitë tona. Menjëherë u pa një valë e madhe solidariteti dhe FNAI mblodhi disa të holla e disa ngarkesa me materiale ndihmëse, të cilat u dërguan për popullsinë në zonat e dëmtuara. Ishte tepër shpejt data që kishim fiksuar për festë dhe dëshira na ishte vrarë. Në këtë pikë, Presidentja dr. Anila Cenolli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Erio Korani propozuan të bëjmë një konferencë ku të flitej për pasojat e tërmetit, për valën e solidaritetit dhe për të sqaruar destinacionin e kontribututit të FNAI-t. E veçantë në këtë takim ishte përshëndetja online nga Ministrja e Barazisë Gjinore dhe e Punës në qeverinë italiane.
Në vitin 2020, nën morsën e masave sanitare ndaj Sars Kovid 19, nuk qe e mundur të zhvillohej festa tradicionale.
Një vit më vonë, nën drejtimin e Presidentes së Federatës, dr. Margita Hoxha, festa e fundvitit u ideua të zhvillohej në dy faza. Faza e parë të ishte një Konferencë dhe pjesa e dytë të vazhdonte me Drekën Festive. Kështu u mbajt Konferenca e dytë, por e para tematike. Filloi mbajtja e temave për çështje të caktuara nga intelektualë shqiptarë. Konferenca e parë iu kushtua e gjitha problemeve të gjuhës shqipe. Pjesëmarrja në Konferencë ishte relativisht e mirë dhe e veçanta ishte pjesëmarrja e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, e kryesuar nga av Gentian Alimadhi. Normalisht u zhvillua edhe Dreka festive, në të cilën u shtua edhe pjesëmarrja.
Kjo traditë vazhdoi edhe në vitet 2022 e 2023, nën drejtimin e Presidentit Granit Muçaj, dhe mund të themi me plot gojën që janë arritur pika kulmore të veprimtarive tona me referimet e temave. Këshilli Drejtues i FNAI-t caktoi grupe të posaçme pune dhe rezultatet ishin evidente. Iu dha precedencë promovimit të elementit të ri dhe vlerësimit të personave edhe jashtë Federatës. Do të mbahen mend gjatë referimet e prof. Dava Gjoka, dr. Enisa Gordani, prof. Hasan Bulçari, etj, të cilat janë tregues i potencialit intelektual dhe i përkushtimit shoqëror e atdhetar. Pjesëmarrja në rritje tregon interesin e komunitetit, por, nga ana tjetër, na çon në rritjen e përgjegjësisë, që të ruajmë e pasurojmë këtë traditë në vitet e ardhshme.
Edhe pak ditë na ndajnë nga aktiviteti i radhës. 8 dhjetori është afër. Përgatitjet vazhdojnë me intensitet dhe temat e zgjedhura janë vërtet interesante. Konferenca do të zhvillohet me të pranishëm dhe me lidhje në platformën ZOOM si tre konferencat e mëparshme. Edhe Dreka Festive do të ketë befasi të këndshme.
Përfitoj nga ky moment që, si Grup Pune të falënderojmë moderatoret e konferencave në vite, zonjat Emirjona Toma, Margita Hoxha, Erida Çela (Sekretare e Përgjithshme aktuale e FNAI-t) dhe Adela Shehu për angazhimet serioze dhe përballimin e punës impenjative, Me të njëjtën konsideratë falënderojmë edhe moderatorët Drekës Festive gjatë viteve, Rajmonda Mara, Arjeta Pervizi e showmen-ët Sefer Kikija e Artan Lika.
* Së shpejti njoftimi zyrtar i Këshillit të FNAI-t për veprimtarinë që do të zhvillohet më 08 dhjetor në Montichiari BS.
Burimi/Facebook


Leave a Reply