Fuqishëm godet “batipalti”,
shkambin dërmon me furi.
Dridhen fusha, kodra e male,
vala përhapet kudo me shpejtësi,
futet thellë në skutat e djallit,
ku shpirtnat e viktimave t’pafaj,
roje të përjetshme të kujtesës,
në pritje t’thirrjes qëndrojnë…
Kujtesa e krimit komunist mobilizon
Rritmi hungrues i ” batipaltit” fton
Shpresa për drejtësi e paqe bashkon
Marrshimi nën rritmin e goditjeve fillon
Nji hungrimë, nji hap, nji krim
Mija hungrima, mija hapa, mija krime
Mija hapa që s’bashku marshojnë
Mija hapa që s’bashku vajtojnë
Mija hapa që s’bashku andrrojnë
Mija hapa që përplasen s’bashku
mbi rrugët me asfalt të qytetit tim
kujtojnë e kërkojnë që t’merret haku
i mija personave të zhdukun n’amshim.
Por…
Derisa n’qiell t’shndrisin hyjt e hana,
dashunija hyjnore që na jep nana,
dhuratë në zemer na jep mirësinë
në shpirtin tonë zbutë egersinë
Melodia e amel që prej qiellit ndigjohet,
egërsisë t’marrshimit shpejt i bashkohet.
Kujtesa, hungrima, krizma hapash, e melodi qiellore,
në përplasjen finale të s’keqes me t’miren njerëzore
zbusin urrejtjen, shtojnë dashuninë e rilindin shpresen
për kërkesë falje e pajtim kombtar
s’paku…, në harmoni me jetue brezi i ri shqiptar.
KONKURSI POETIK 2024
Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes


Leave a Reply