Pashë një grua të nervozuar,
Që me vrap e la shtëpinë,
Sytë e ftohtë, të mjegulluar,
Po kërkonin veç arratinë.
Shkëlqente bukuria e saj,
Dhe pse mbytur ish në lotë,
Rrez’e diellit filloi ta lajë,
Dhe buzëqeshje t’i fali plot.
S’di ç’ka ndodhur në atë shtëpi,
Në ato mure, në ato dhoma,
Po shoh që dera me neveri,
Dridhet e dhimbjen tund akoma.
Zë i çjerrë si prej të marrit,
Deri jashtë pik e lëndon,
Iku e ndjekur si prej djallit,
Si prej gjarpërit që helmon.
S’di ç’mostër do jetë brenda,
Që këtë hyjni e bën të qaj,
Po veç ndjej që dhe mua zemra,
Të rrahurat s’arrin t’i mbaj.
Kujtim Hajdari
Burimi/Facebook


Leave a Reply