U duk sikur gjithçka ndryshoi
Nga një shi i hollë dhe i ngadaltë
Në gji i nxehti nuk shteroi
Rrugëve plot rërë të Saharasë.
Asnjë puthje nuk bëri me tokën
Dhe pse kaq gjatë munguar
Ca çaste kalimthi gjoja u ngrohën
Si për të thënë – çast i jetuar!
Habia i la vënd një të vërtete
Që fshehur rri nën shkretëtirë
Se dashuria nuk është e përjetshme
I ngjan një hëne më të gdhirë.
Seç ra një shi tepër i çuditshëm
Si gojë memece na lagu trupat
Një zog vetmuar këndon lajthitshëm
Refrenin e kohëve që mbetën shkuar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply